• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet ngjarja mbrëmë në Tiranë/ Sherr për një vajzë, dy të rinj tentuan të vrasin 25-vjeçarin sepse e ngacmoi… (E PLOTE)
Home
Breaking News

Zbardhet ngjarja mbrëmë në Tiranë/ Sherr për një vajzë, dy të rinj tentuan të vrasin 25-vjeçarin sepse e ngacmoi… (E PLOTE)

14 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja dhe dinamika e konfliktit mbrëmë në bulevardin “Bajram Curri” te Pallati me Shigjeta, ku pati tre të shtëna me armë zjarri dhe një person mbeti i plagosur. Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa ai që i ndihmoi të largohen është arrestuar.

Në kërkim u shpallën; A. Gj. 22 vjeç dhe Xh. H. 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. Dy të rinjtë, mbrëmë rreth orës 21:10, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti, që nga të dhënat e para dyshohet për një femër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri 25-vjeçarin Andrea Birgo, i cili ka pësuar një gërvishtje të lehtë në kofshën e djathtë.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip “Opel” në përdorim të 23 vjeçarit me inicialet M. Gj. i cili u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 25-vjeçari me inicialet A. B. i dëmtuar , pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike kanabis. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe Municionit”, në ngarkim të shtetasve A. Gj., dhe Xh. H., parashkuar nga neni 76/22/25 të Kodit Penal, për veprën penale “ Përkrahje e autorit në krim” në ngarkim të shtetasit M. Gj., parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndës narkotike” në ngarkim të shtetasit A. B., parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Santon me valixhe në duar, por Interi mund t’i ofrojë rinovimin!
Previous article PAGJUMSIA/ Ja çfarë mund të ndodh me personat që flenë më pak se 6 orë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq Aktualitet

KUSHTETUESJA RRËZON KËRKESËN E ERION VELIAJT/ Kërkoi shfuqizimin e vendimit të GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë Aktualitet

E MOSHUARA BIE NGA AUTOBUZI NË VLORË/ Transportohet në spital, në gjendje të rëndë. Ambulanca mbërrin me vonesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT