• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET MISTERI I KRIMIT MES DY MIQVE/ Vrasja e Pjetër Gjokës ndodhi për pazaret e…Dyshohet që i vëllai pa gjithë skenën
Home
Breaking News

ZBARDHET MISTERI I KRIMIT MES DY MIQVE/ Vrasja e Pjetër Gjokës ndodhi për pazaret e…Dyshohet që i vëllai pa gjithë skenën

25 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e Pjetër Gjokës nga Lezha dy muaj më parë në zonën e Qafë Qelës në Pukë dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve që lidhen me kultivimin e kanabisit.

Policia është drejt zbardhjes së ngjarjes, ndërkohë që mësohet se është shpallur në kërkim shtetasi Maltin Gjini, i njohur edhe me emrin Anton

Burimet e hetimit, thanë se ky shtetas kishte ngritur një magazinë përpunimi dhe tregtimi të lëndës kanabis sativa në Pukë me disa persona të tjerë.

Dyshimet e hetuesve janë se Pjetër Gjoka kishte lidhje me tregtinë e hashashit e ndërsa më datë 27 shtator rreth orëve të pasdites, ai është nisur nga Lezha për në Pukë.

Konflikti dhe prishja e pazareve të drogës është bërë shkak i sherrit i cili përfundoi deri në përdorimin e armëve ku fillimisht Kola mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në Spitalin e Shkodrës. Hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë vënë re së në vendin ku ndodhi edhe vrasja ishte ngritur një magazine e përpunimit të kanabisit.

Brenda këtij ambient sipas policisë, ishin punësuar gra kryesisht nga Berati si dhe Cërriku. Përveç akuzës së vrasjes ngjarja po hetohet edhe për veprën penale të prodhimit dhe trafikimin të lëndëve narkotike.

Përveç shtetasit Maltin Gjini, që ka përdorur edhe emrin Anton, edhe 3 persona të tjerë po mbahen nën vëzhgim nga Policia, të cilët mendohet se jetojnë dhe veprojnë në qytetin e Lezhës.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 27 shtatorit në zonën midis Pukës dhe Vau të Dejës. Pjetër Gjoka, 44 vjeç nga Lezha, humbi jetën si shkak i plumbave që mori në trup.

Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Maltin alis Anton Gjini i dyshuar si autor i kësaj vrasjeje. Fillimisht, 44-vjeçari nga Lezha mbeti i plagosur në vendin e quajtur Kaftallë në zonën e Pukës.

Pjetër Gjoka u transportua nga dy persona të panjohur nga Kaftalla deri te Qendra Shëndetësore në Vaun e Dejës për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, Pjetër Gjoka për shkak të plagës së rëndë u dërgua drejt Spitalit të Shkodrës, por gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ai ndërroi jetë. Ka qenë vëllai i viktimës me banim në Lezhë, ai që ka zbardhur autorësinë e ngjarjes së rëndë.

Në bazë të kësaj dëshmie, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 36- vjeçarin me dy emra. Fshati Kaftall është vendlindja e viktimës Pjetër Gjoka dhe autorit të dyshuar Maltin alis Anton Gjini, të cilët banojnë në Lezhë.

Ka dyshime të forta se me ta ishin edhe vëllai i viktimës, i cili ka treguar edhe autorin e ngjarjes. Për shkak të terrenit të thellë malor në zonën e Pukës, autori ka mundur të arratiset lehtësisht nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPRESOJ TË BËHENI MIRË NGA BARKU..."/ Arjola Demiri i kthehet ndjekses ashpër në rrjetet sociale
Previous article LUFTA/ NATO-ja në krah të Ukrainës: Do ta ndihmojmë për aq kohë sa të ketë nevojë

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT