• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET KËRKESA/ PD komision hetimor për “Tahirin”, do pyeten edhe Rama e ish-Drejtori Çako
Home
Shqipëri

ZBARDHET KËRKESA/ PD komision hetimor për “Tahirin”, do pyeten edhe Rama e ish-Drejtori Çako

19 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako do të dëshmojnë në Kuvend për kanabizimin e vendit dhe veprimet e ndërmarra nga qeveria për luftimin e këtij fenomeni.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD dhe të siguruar, sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

Moslejimi i arrestimit të ish-ministrit Tahiri nga maxhoranca dhe ligjshmëria e veprimeve të ndjekura nga anëtarët e maxhorancës dhe Këshilli i Ministrave do të jenë në fokusin kryesor të komisionit. Ndonëse lista e personave që do të merren në pyetje nga komisioni do të miratohet në mbledhjet e para, burime pranë Partisë Demokratike sqarojnë se do të kërkohet dëshmia e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, duke nisur nga Kryeministri Rama.

HETIMI

“Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit administrativ të Kuvendit për pengimin e organit të Prokurorisë që të kërkonte në Gjykatë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm z.Saimir Tahiri, si dhe nxjerrja e provave që përbëjnë sekret hetimor nga anëtarët e Këshillit;

Veprimet dhe sjellja e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, si dhe e çdo zyrtari tjetër publik, në pengimin apo intimidimin e organit të Prokurorisë, që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme në hetimin e çështjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm z.Saimir Tahiri;

Arsyet e veprimeve dhe sjelljes së Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në intimidimin e organit të Prokurorisë mbi këtë hetim penal dhe vlerësimi i rrethanave mbi dijeninë e tyre për veprimtarinë kriminale apo ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre shtetërore në çështjen, për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, si dhe roli apo përgjegjësia e institucioneve shtetërore në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike;

Ndërhyrjet nga organet e pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në hetimin e kësaj çështje, si dhe efektet që kanë sjellë këto ndërhyrje”, thuhet në kërkesën e demokratëve.

Gjithashtu, komisioni do të hetojë edhe procedurat e ndjekura për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, për të cilin pritet të thërrasin për të dëshmuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.

“Evidentimi i pengesave, që ka hasur organi i Prokurorisë në hetimin e këtij zyrtari të lartë, nga veprime apo mosveprime të paligjshme të organeve të tjera të administratës shtetërore;

Ligjshmëria e ekstradimit të personit tjetër nën hetim për të njëjtën çështje dhe efektet që sjell ky ekstradim në ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm; Rreziqet që paraqiten për hetimin e pavarur, të shpejtë, efikas dhe të gjithanshëm të kësaj çështje dhe mjetet që duhet të përdoren për eliminuar në mënyrë kushtetuese dhe ligjore këto rreziqe;

Vlerësimi mbi nevojat e organit të Prokurorisë për burime financiare dhe njerëzore, për hetimin e plotë, të pavarur dhe të paanshëm, të kësaj çështjeje, si dhe verifikimi nëse këto burime janë vënë në dispozicion”, do të kërkojnë të hetojnë demokratët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kuqezinjtë mposhtin kundërshtarin e parë në turneun e Romës
Previous article Çiftet e famshme shqiptare që të gjithë e kishin harruar që kanë qenë bashkë

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT