• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet historia dhe fotot e dasmës/ Djali që u arratis, ishte i martuar me femrën që përndiqte
Home
Breaking News

Zbardhet historia dhe fotot e dasmës/ Djali që u arratis, ishte i martuar me femrën që përndiqte

7 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak minuta më parë Saimir Ahmeti 24-vjeç zgjodhi të arratiset nga tualeti i gjykatës së Apelit në Gjirokastër, pak para se të hynte në gjyq.

Ndërkohë detaje të tjera për akuzat e ngritura ndaj tij.

I riu Saimir Ahmeti banor i fshatit Vanë në bashkinë e Delvinës u arrestua nga policia e Delvinës për përndjekjen e vazhdueshme dhe kërcënimin e bashkëjetueses së tij, shtetases Bleona Habibi, 18 vjeç, edhe kjo banore e fshatit Vanë. Mësohet se familja e vajzës nuk ka qënë dakord me lidhjen, ndonëse kjo e fundit prej 8 muajsh jetonte në shtëpinë e Saimirit.

Familjarët e djalit thonë se nuk dinë që i biri ta ketë dhunuar e kërcënuar ndonjëherë dhe se pretendimet e ngritura nga familja e vajzës janë të padrejta. Por, ndërsa gjykata priste të ballafaqonte palët, i riu ka zgjedhur të arratiset.

Mësohet se edhe më herët familjarët e të rinjve kanë replikuar jashtë sallës së gjyqit. Madje Zhaneta, nëna e vajzës i ka kërkuar Pranverës, nënës së djalit, se do të tërhiqeshin nga akuzat për djalin vetëm nëse ai do ta linte vajzën e tyre të qetë.
Për Thoma dhe Pranvera Ahmeti, babai dhe nëna e 24- vjeçarit, Saimir Ahmeti, Bleona e do djalin e tyre. Dy të rinjtë janë martuar me dashuri madje familja Ahmeti ka bërë edhe dasëm për djalin e tyre të vetëm.

VENDIMI I GJYKATËS SË SARANDËS PËR TË RIUN
Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Saimir Thoma Ahmeti, i kryer në datë 24.01.2018, ora 19:00, mbi bazën e urdhër ndalimit datë 24.01.2018, të Prokurorit Ilir Hoxha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “përndjekja” e ish-bashkëjetuesit apo personit që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 121/a të Kodit Penal.
Të caktojë ndaj personit nën hetim Saimir Thoma Ahmeti, masën e sigurimit personal (shtrënguese) “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Urdhërohet policia gjyqësore të zbatojë këtë vendim.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, brenda 5 (pesë) ditëve, nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.
U shpall në Sarandë, më datë 26.01.2018, ora 14:24.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhemi Shehun e kapin mat në aeroport: Ja si duket moderatorja pa pikë grimi (FOTO)
Previous article Për çfarë po hetohet këngëtari? Blero merret në pyetje nga Prokuroria...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT