Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u raportua për grabitjen me dhunë të një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka qenë menaxheri i karburantit i cili ka sajuar të gjithë ngjarjen, pasi kishte humbur paratë duke luajtur lojëra fati. Menaxheri, 23-vjeçari me inicialet G.F. është arrestuar nga Policia.


