Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.
Si ndodhi aksidenti: Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.
Rreth një javë më vonë është zbardhur edhe ekspertiza paraprake e aksidentit te Velipojës.
“Asnje nga drejtuesit dhe pasagjeret e mjeteve qe udhetonin ne Alfa Romeo dhe fuoristrade nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Nese do te kishin pasur rripin nuk do te kishte patur kete bilanc tragjik ai aksident. Mjeti Alfa udhetonte nga Velipoja drejt sektorit ndersa fuoristrada nga Shkodra drejt Velipojes”, thote ekspertiza.
Shkak i aksidentit mendohet një shperqëndrim i momentit i drejtuesit të mjetit Alfa Romeo. Mjetet lëviznin me 100 km/orë dhe mjeti Alfa ka dale nga korsia dhe ka goditur fuoristraden qe me pas ka perfunduar mbi borduren e hekurit.


