• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet e vërteta e PËRPLASJES mes Zv.kryeministres Senida Mesi me Voltana Ademin në prani të ambasadorit britanik
Home
Shqipëri

Zbardhet e vërteta e PËRPLASJES mes Zv.kryeministres Senida Mesi me Voltana Ademin në prani të ambasadorit britanik

6 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Është transmetuar në disa media sot për një përplasje mes zv.kryeministres Senida Mesi me kreun e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe deputetin e PD Romeo Gurakuqi, në prani të ambasadorit të Britanisë së Madhe, në një aktivitet në qytetin më të madh të veriut.

Në fakt, u dha vetëm një pjesë e asaj që ndodhi, pasi e vërteta ishte krejt ndryshe.

Ambasadori britanik në Tiranë, duke pasur parasysh që ka një kontigjent jo të vogël të emigrantëve shqiptarë problematikë në Mbretërinë e Bashkiar nga zona e qarkut Shkodër, u ka kërkuar politikanëve të zonës, që të kontribuojnë për të ndikuar në këtë situatë.

Pra u zhvillua një tryezë të rrumbullakët për mundësitë e parandalimit të krimit dhe aktivitetit kriminal tek të rinjtë. ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh se: “jemi plotësisht të angazhuar në adresimin dhe parandalimin e krimit tek të rinjtë dhe kemi ndërmarrë nisma konkreti si policimi në komunitet apo përfshirja e  Oficerëve të Sigurisë në shkollat e mesme”.

Zonja Mesi theksoi se fushata të vazhdueshme ndërgjegjësimi të organizuara në partneritet me përfaqësues të policisë, të rinjve, qytetarë të angazhuar, aktorë të tjerë vendorë si dhe organizata të shoqërisë civile janë thelbësore për parandalimin e krimit tek të rinjtë sikurse edhe edukimi i tyre ligjor.

Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman u shpreh se “rreth 700 shqiptarë rezultojnë të burgosur në Britaninë e Madhe për veprimtari kriminale dhe 50 % e tyre janë nga qarqet veriore të vendit”.

Ai theksoi mbështetjen afatgjatë për Shqipërinë në çdo fushë, edhe pse Britania e Madhe tashmë nuk është më pjesë e BE.

Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se krimi organizuar është një problem dhe Shqipëria vijon jetë vend prodhimi e trafikimi i drogës.

Znj. Ademi u shpreh se të përfshirë fatkeqësisht janë edhe njerëz nga rradhët e policisë apo rasti ish-ministrit Tahiri. Shifrat e trafikimit droges jane alarmante. Pa bashkëpunimin e krimit me strukturat e policisë nuk do te ishte kjo situatë e rëndë.

ZëvendësKryeministrja iu përgjigj akuzave të Kryebashkiakes duke u shprehur se nuk është aspak me vend të dëgjojmë retorikë politike në tryeza të tilla që kërkojnë statistika serioze dhe bashkëpunim për parandalimin e krimit, dhe jo disa të dhëna që janë mbledhur nga disa specialistë IT që nuk kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë!

Ajo kërkoi shembuj suksesi nga Bashkia e Shkodrës dhe e sfidoi Kryebashkiaken të tregoj vizion e lidershipi.

Kjo i dogji shumë Ademit dhe nxiti një pasqyrim jo të drejtë të realitetit.

Zv.kryeministrja  Mesi u largua pa përfunduar takimi dhe kjo solli reagimin e deputetit Gurakuqi i cili i kërkoi Mesit tëqëndrojë e të jap përgjigje për problemet e vendit.

Numri dy i qeverisë shqiptare e ftoi deputetin Gurakuqi në zyrë për të dialoguar rreth adresimit të sfidave të përbashkëta.

Mesi është larguar pasi ka marrë pjesë në mbledhjen urgjente të qeverisë.

Burime brenda qeverisë bëjnë me dije se Rama ka thirrur urgjent mbledhjen e qeverisë për të diskutuar mbi taksën e Rrugës së Kombit pas ngjarjeve të trazuara që kanë ndodhur këto ditë që sollën edhe 11 të arrestuar nga protesta në Kukës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pak njerëz e dashurojnë Shqipërinë aq sa ambasadori Donald Lu: Çdo ditë hap...
Previous article Rusi 2018/ Përfundon faza e dytë e shitjes së biletave, ja cilët tifozë dominojnë

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT