• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë ku u vra kunati i Gentian Bejtjas, autorët u larguan në këmbë
Home
Breaking News

ZBARDHET DOSJA/ Si ndodhi atentati në Fushë-Krujë ku u vra kunati i Gentian Bejtjas, autorët u larguan në këmbë

10 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha tregohet se autorët qëlluan me 24 plumba në drejtim të banesës së Gentjan Bejtjes dhe më pas u larguan në këmbë. Nga plumbat mbeti vrarë kunati, por shënjestër duket se ishte Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe atentateve të tjera.

Tutje, para se të hipnin në automjetin që i priste, ata qëlluan edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Automjeti ishte vjedhur në muajin maj dhe u gjet djegur pak pas atentatit, pa targa.

Pas ngjarjes, policia ka marrë në pyetje Valter Bamin dhe në dorën e tij të majtë u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.

“Më datën 3 korrik, Ramazan Sino (viktima) ka qenë në Tiranë së bashku me motrën e tij, bashkëshorten e Gentian Bejtjas, si dhe dy nipat e mitur që mbetën të plagosur. Pasi kanë kryer disa vizita mjekësore për nipat, kanë udhëtuar me mjetin e tyre tip “Audi” nga Tirana në drejtim të fshatit Larush të Fushë Krujës. Pasi kanë mbërritur në banesën e së motrës, kur po zbrisnin nga automjeti i parkuar brenda në oborr, përpara hyrjes kryesore të shtëpisë, persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në oborr dhe kanë hapur zjarr në drejtim të personave që kanë zbritur ng mjeti. Si pasojë e të shtënave me armë ka gjetur vdekjen Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipat e tij, A.B. dhe R.B. Dy fëmijët u dërguan në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës së Gentian Betjës, e cila ishte e rrethuar me avlli të lartë, në oborr janë gjetur të shpendarë në formë të çrregullt 24 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një predhë e dëmtuar, në murin e banesës dhe murin rrethues të avilisë janë konsturuar demtime në formë vrime të shkaktuara predhat e fishekëve të armëve të zjarrit.

Nga të dhënat paraprake rezulton se autorët pasi kanë realizuar qëllimin kriminal janë larguar për disa metra në këmbë në rrugicën e lagjes dhe rrugën kryesore i ka pritur një automjet. Pasi kanë qëlluar disa herë ne ajër me arme zjarri, autoret kanë hipur në automjet dhe janë larguar në dreitim të aksit rrugor me sens lëvizje Larushk – Fush Krujë. Në rrugën ku autorët qëlluan në ajër janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 4 model 56, kaliber 7.62 mm.

Pak minuta më pas, është njoftuar policia se në fshatin Tapizë, Fushë-Krujë, ka qenë duke u djegur një automjet. Në vendngjarje janë paraqitur shërbime të policisë që kanë konstatuar se automjeti tip Volsvagen, pa targa, në gjendje të djegur. Nga këqyrja rezultoi se në brendësi të mjetit u gjetën 3 armë zjarri automatike model 56, kaliber 7.62. Nga identifikimi i automjetit rezulton se është vjedhur më 11 maj të këtij viti nga në pronësi të shtetases K.L.

Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia Valter Bami, i cili u la sot në burg. Bamit i janë marrë mbetje në dorën e majtë për të kryer ekspertizën nëse kishte lidhje me ngjarjen, ku u evidentua prania e një mikrogrimce me karakteristike (unike) me përmbajtje të tre elementëve kimik (Antimon, Barium de Plumb) me prejardhje nga lënda mbushëse e kapsollës së fishekut të armeve të zjarrit.”-thuhet në dosjen e Prokurorisë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Temperaturat e larta, stacione freskie për qytetarët në Tiranë
Previous article "MBASE I PËLQEJNË ÇUNAT"/ Jori Delli bën deklaratën e papritur për këtë ish-banor të BB VIP

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT