• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DOSJA HETIMORE/ Pse SPAK kërkoi burg për Veliajn. Roli i biznesmenëve dhe si financoheshin OJF-të dhe bizneset e Ajola Xoxës
Home
Breaking News

ZBARDHET DOSJA HETIMORE/ Pse SPAK kërkoi burg për Veliajn. Roli i biznesmenëve dhe si financoheshin OJF-të dhe bizneset e Ajola Xoxës

11 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mësohen të tjera detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit lidhja Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit.

Gentjan Sula dhe Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me carter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Sulës si zv.ministre.SPAK thotë se kompania Agi Kons e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndertimi dhe tendera pranë bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë ciftit Veliaj-Xoxa një vilë në Marea Resort në Qerret të Kavajës. Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një tjetër biznesmen i afërt me Veliajn është Shkëlqim fusha, i kompanisë Fusha i cili në këmbim të një leje ndërtimi në Yrshek ka kaluar një shumë parash në emrin e dy avokateve të lidhur me Xoxën dhe ata e kanë kaluar gjysmën e shumës në llogaritë e qendrës HARABEL që kontrollohet prej saj.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se kompania Palushi e Meriman Palushit, ka marrë leje ndërtimi nga Erjon Veliaj në vitin 2019 për ndërtimin e një godinë banimi dhe shërbimi dhe ka financuar dy OJF Qendra Eventus dhe OJF BYL-A në shumën e 50 mijë eurove. Të dyja OJF kontrollohen nga Ajola Xoxa. Bëhet fjalë për financim festivali artistik.

Ndërsa Sokol Kryeziu i kompanisë Gerard-A ka blerë 50 mln lekë piktura pranë NAN Gallery që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në fshesar në drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim shkarkimi apo faturino.

Fatmir Bektashi i kompanisë Kontakt sh.p.k që ka marrë disa leje ndërtimi pranë bashkisë ka financiar sipas SPAK një udhëtim të citit në Roterdam të Holandës, si dhe dy aktiviteteve të për BYL-a të Ajola Xoxës për organizimin e dy festivaleve të ICDF (Internacional Contermporari Dance Festival). Të 5 biznesmenët janë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ndërsa Elman Abule që tezulton në qendër të skemës së pastrimit të parave fhe firmosjes së faturave fictive për llogari të kompanive të Xoxës, është nën arrest me burg. të 8 8 të dyshuarit do të përballen nesër me gjykatën e Posaçme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA I DHURON SHQIPËRISË DY ANIJE/ Vengu: Do pasohet nga veprime të tjera, mbrojmë kufirin detar
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ: 80% e të regjistruarve në diasporë votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

s.autor

Postime të ngjashme

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË NGA JAHTI NË PALASË/ Policia NJOFTIM ZYRTAR: U ndaluan katër persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT