• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet DOKUMENTI/ Tarifa për Rrugën e Kombit u kërkua nga qeveria Berisha në 2011
Home
Shqipëri

Zbardhet DOKUMENTI/ Tarifa për Rrugën e Kombit u kërkua nga qeveria Berisha në 2011

27 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Taksimi i Rrugës së Kombit ka ngjallur kundërshti dhe akuza të forta politike. Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se me këtë veprim Rama takson shqiptaret pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Por në fakt iniciativa e parë për ti taksuar shqiptarët i përket vetë Sali Berishës që në Dhjetor 2011.

Report TV disponon këtë vendim të qeverisë Berisha Nr.874, datë 14/12/2011 për “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”. Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën para kualifikuese të koncesionit.

Në ftesën për pjesëmarrje në Koncesionin për Autostradën MILOT – MORINË për procedurën para kualifikuese thuhet se “Koncesionari, subjekt i një sere standardesh performance, do të jetë përgjegjës për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë, me dy korsi, operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, dublimin e një segmenti 26 km të gjatë të autostradës si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë.

Nga kjo ftesë me këto detaje del në pah qartësisht tentativa e qeverisë Berisha për nisjen e taksimit që në vitin 2011. Rreth 4 muaj pas daljes së këtij vendimi të qeverisë Berisha në datën 02/04/2012, publikohet në faqen e Autoritetit të Prokurimeve Publike njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani. Kjo përpjekje e qeverisë së djathtë dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 pasi nuk erdhi asgjë ofertë.

Pra zanafilla e dhënies me koncesion të rrugës së kombit daton që në Dhjetor 2011 kohë kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha i cili sot koncesionin e quan një turp. Kjo tentativë e dështuar e kryeministrit Berisha për taksimin e Rrugës së Kombit do të riaktivizohej në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nga ku u miratua Studimi i Fizibilitetit.

Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe një grup kompanish të cilat ndërtuan një koncorcium. Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë ZHGËNJIMI/ "Polici" shqiptar që çmendi vajzat në rrjetet sociale është femër (FOTO)
Previous article Pakt me vdekjen! Pista e Finlandës rikthehet në MotoGp

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta Politikë

PUBLIKON PAMJET/ Rama: Punimet në rrugën Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të larta

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje Politikë

GJKKO E LIROI/ Berisha ironizon Ilir Beqajn: Mos u çudisni kur Rama t’i japë certifikatë mirënjohjeje

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT