“BalkanWeb”ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan në një atentat mafioz ditën e hënë në Durrës.
Në dosjen në fjalë tregohet dinamika e ngjarjes si dhe lëvizja e viktimave dhe autorëve të dyshuar të krimit, për të cilin aktualisht janë arrestuar Altin Ndocin si edhe 22-vjeçarin Klevis Alla. Siç thuhet edhe në raportin e grupit hetimor të çështjes, autorët kanë ndjekur makinën e viktimave, ndërsa pasi i kanë parakaluar pranë vendit të njohur si ‘tregu i makinave’ kanë hapur zjarr ndaj tyre.
Nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ka dyshime që mjeti i viktimave ka qenë një ‘Toyota’ në ngjyrë të errët, ndërsa pas krimit është larguar në drejtim të mbikalimit Ura-Autostradës Nish/Tulla Shkozet.
CFARË DUHET NË DOSJEN HETIMORE
Në datën 27, ata kanë qenë në lagjen 15, në Spitallë, dhe kanë qarkulluar me mjetin tip Golf VI, ne drejtim te Shenevlashit. Me pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin ‘Tregu i makinave’, autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe më pas kanë parakaluar me automjetin e tyre dhe i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta, viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë dhe janë fiksuar kufoma e shtetasit Besmir Haxhia në sediljen e shoferit dhe shtetasi Viktor Haxhiam në sediljen e parë të mjetit. Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalte janë gjetur copa xhami me ngjyrë të errëta të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë, ato kanë shkronjat “Toyo”, pra që ngrënë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë të errët janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i llojit ‘Toyota”. Nga veprimet hetimore të kryera, pamjet filmike në objektet në afërsi të vendit të ngjarjes, ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike të një objekti, shihet se si largohet në drejtim të mbikalimit Ura-Autostradës Nish/Tulla Shkozet, një makinë me ngjyrë të zezë, mjet që dyshohet se është i autorëve të ngjarjes.
NGJARJA
Vrasja ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar, ku vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf”. Ata janë gjetur të pajetë brenda mjetit të tyre. Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa “një ekzekutim i tillë nuk është parë prej shumë kohësh”.
Vëllezërit Haxhia kanë një pikë Exchange dhe dërgesash të parave, makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Pikërisht ditën kur u ekzekutuan ata sapo kishin rihapur edhe aktivitetet e biznesit.
(ed.me/BalkanWeb)



