• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET DINAMIKA E ATENTATIT ME ARMË NË SHKODËR/ Shënjetra 25-vjeçar doli nga makina e qëlluar me 19 plumba dhe shkoi…
Home
Breaking News

ZBARDHET DINAMIKA E ATENTATIT ME ARMË NË SHKODËR/ Shënjetra 25-vjeçar doli nga makina e qëlluar me 19 plumba dhe shkoi…

27 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Alban Bruçi, një 25-vjeçar nga Shkodra i shpëtoi një atentati të ndodhur në orët e mbrëmjes të 25 gushtit, rreth orës 21:30.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” në Shkodër.

25-vjeçari është qëlluar me 19 plumba teksa ndodhej brenda automjetit të tij, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur duke mos u plagosur.

Menjëherë pas ngjarjes, Alban Bruçi ka lënë automjetin e mbushur me plumba dhe ka shkuar në Policinë e Shkodrës duke kallëzuar për ngjarjen e ndodhur. Kjo ka bërë që efektivët e Policisë të vihen në lëvizje, duke bërë rrethimin e zonës.

ATENTATI

Sipas burimeve nga vendngjarja, Alban Bruçi ka qenë në ecje e sipër me automjetin tip “Audi” kur papritur dy persona me motoçikletë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tij në ecje e sipër me 19 plumba. Bruçi ka deklaruar në polici se ai nuk e ka idenë se kush e ka qëlluar dhe se nuk ka konflikte me persona të tjerë, ndërsa atentati ndodhi pak metra larg banesës së tij.

“Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, mësohet të ketë thënë Bruçi.

“SCORPIONS” ME SILENCIATOR

Policia e Shkodrës mendon se 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri pistoletë tip “Scorpions”, e cila dyshohet se ka qenë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtënat në zonën ku ndodhi atentati. Disa prej plumbave kanë përfunduar në xhamin e automjetit dhe në derën e makinës, por objektivi i këtij atentati ka arritur që të shpëtojë pa u plagosur.

Automjeti i tij edhe pasi është qëlluar ka ecur disa metra deri në momentin që është ndalur dhe atentatorët janë larguar dhe më pas 25-vjeçari Bruçi ka dalë nga makina duke u larguar me shpejtësi dhe duke bërë denoncimin në polici.

Efektivët dhe Prokuroria vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani policia nuk ka arritur që të identifikojë autorët ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të subjekteve aty afër për të mësuar dinamikën e ngjarjes dhe për të arritur në identifikimin e autorëve. Sipas dyshimeve të Policisë, autorët nuk janë profesionistë siç ka ndodhur në disa atentate të tjera me të plagosur apo edhe viktima.

Shtetasi Alban Bruçi në vitin 2016 ka plagosur një person afër teatrit “Migjeni” dhe asokohe është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Policia dyshon se atentati ka ardhur për shkak të disa konflikteve që mund të ketë pasur ky shtetas kohët e fundit edhe pse e mohon një gjë të tillë. Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON FOTON E ËMBËL/ Ilda Bejleri pozon për herë të parë me të bijën
Previous article DOSSIER/ Relacioni sekret i Zbulimit Shqiptar, në ’86- ën: Legalitetit’ i janë ngjallur shpresat me fitoren e Bushit, se Shqipëria do jetë e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT