• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime me Moisiun, Artanin dhe Florjanin
Home
Breaking News

Zbardhet dëshmia e Nezar Seitit: Ja lidhja ime me Moisiun, Artanin dhe Florjanin

2 November, 2017 Redaktor2 Breaking News

‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ arrin të zbardhë dëshminë e Nezar Seitit, një prej 8 personave të dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Habilaj”. Përpara oficerëve gjyqësore, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj, ka lidhje krushqie. “Me shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, kam lidhje krushqie, pasi bashkëshortja ime i ka kushërinj. Moisiu më vizitoi kur kreva një ndërhyrje në Itali. Vëllezërit i kam takuar kur jam kthyer në Shqipëri. Me Moisiun dhe Florianin takohem rrallë, ndërsa me Artanin me shpesh”, kështu u shpreh Nezar Seiti, shkruan ‘BalkanWeb’. Seiti, i arrestuar mbrëmjen e 19 tetorit, ka rrëfyer para prokurorëve se prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali, por vinte shpesh në Shqipëri, për të vizituar prindërit në fshatin Gjorm.

Për këtë shkak u gjend në Vlorë, ku dhe u arrestua për llogari të prokurorisë së Katanias, me akuzën e trafikut të drogës në bashkëpunim. Fill pas arrestimit, Nazer Seitit, i është ofruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, por ai mësohet se ka refuzuar.

I arrestuari tjetër në Shqipëri, infermieri Armand Kocerri, edhe ky, i dyshuar për përfshirje në klanin kriminal, nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa motra dhe nëna e tij kanë mohuar të kishin dijeni për lëndën narkotike që u gjet dhe sekuestrua në shtëpinë e tyre. Sa iu përket komunikimeve telefonike, rezulton se pjesëtarët e familjes Habilaj, ishin shumë të kujdesshëm, pasi në dosjen e prokurorisë bie në sy fakti se për biseda, ata përdornin numra të regjistruar në emra të personave të tjerë.

Oficerët e policisë po verifikojnë lidhjet e Habilajve me personat në emrat e të cilëve rezultojnë të jenë regjistruar numrat e telefonit. Sakaq, në Ministrinë e Drejtësisë vazhdon përkthimi i dosjes voluminoze të mbërritur nga Italia dhe vetëm në përfundim të saj, prokurorët e çështjes do të vendosin se kur do ta marrin në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndaj këtij të fundit po zhvillohen hetime pas dyshimeve për përfshirje në grupin Habilaj, që sipas autoriteteve italiane ka trafikuar sasi të mëdha hashashi me vlerë 20 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani-Skëndërbeu, ja formacioni me të cilin do të zbresin në fushë korçarët
Previous article Prefektët, Patozi: Shyqyr që nuk është kohë lufte

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT