• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET ANALIZA E PD PAS HUMBJES/ Aleatët na dëmtuan, LSI na “hodhi në erë’ mijëra vota
Home
Politikë

ZBARDHET ANALIZA E PD PAS HUMBJES/ Aleatët na dëmtuan, LSI na “hodhi në erë’ mijëra vota

5 July, 2021 F.autor Politikë

Drejtuesit politikë kanë arsyetuar në raportin e tyre, faktorët që sipas tyre ndryshuan balancat politike dhe sollën humbjen e tyre në zgjedhje.

Angazhimi i administratës publike, përmes formularëve dhe patronazhimit të nëpunësve është një prej elementëve që gjendet në shumë prej raporteve analitike. Sipas drejtuesve politikë, certifikatat e legalizimeve ishin një instrument përmes së cilit u morën në këmbim votat e mijëra familjeve.

Për titullarët e PD në 12 qarqet të vendit personat me rekorde kriminale u përdorën nga Partia Socialiste për të kërcënuar familjet me probleme ekonomike, teksa shumë të tjerëve i janë shumë parash apo vende pune.

Në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, drejtuesit politikë kanë shprehur si problematikën kryesore, përdorimin e fondeve të tërmetit nga qeveria, ku në disa raporte rezulton që në dy muajt e fundit para 25 prillit bashkitë lëvruan miliona lekë për familjet e prekura.

Në zonën e sigurt të listës së Tiranës, Lulzim Basha i besoi 5 vende aleatëve të tij.

Por 8 drejtuesit politikë të Tiranës në raportet që kanë dorëzuar në Partinë Demokratike shfaqin pakënaqësi për angazhimin e krerëve të partive aleate dhe angazhimin e tyre në zgjedhje. ABC ka lexuar disa prej këtyre raporteve ku krerët e partive aleate akuzohen se nuk dolën në terren për të kërkuar masivisht vota për listën e Partisë Demokratike, teksa një pjesë e tyre nuk e rakorduan aktivitetin politik me drejtuesit e PD.

Sipas raporteve të drejtuesve të PD, aleatët nuk justifikuan pozicionet e dhëna në listë nga Lulzim Basha. Rezerva të forta në raportet e analizës, drejtuesit politikë të PD japin edhe për funksionimin e koalicionit me LSI.

Disa drejtues kanë theksuar se refuzimi i LSI për të dalë me një listë të përbashkët me PD hodhi në erë mijëra vota dhe pamundësoi marrjen e mandateve.

Analiza për të 12 qarqet do të merret në shqyrtim në mbledhjen e kryesisë së PD që pritet të zhvillohet këtë të shtunë, mbledhje në të cilën do të shqyrtohen edhe ndryshimet statutore që do të miratohen në Kuvendin Kombëtar të PD që do të mbahet në 17 korrik./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Tjetër goditje në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian
Previous article JO VETËM ARMATIME/ Rusia trajnon policët e Serbisë. Ministri Vulin në delir

F.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT