• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN PRAPASKENAT/ PS përçan grupin e Alibeajt për zgjedhjen e Avokatit të Popullit! Si lindi konflikti me Bardhin
Home
Politikë

ZBARDHEN PRAPASKENAT/ PS përçan grupin e Alibeajt për zgjedhjen e Avokatit të Popullit! Si lindi konflikti me Bardhin

23 December, 2022 s.autor Politikë

Grupi i deputetëve demokrat që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj nuk arritën deri në fund që të gjenin kandidatin e tyre të përbashkët për Avokatin e Popullit.

Për shkak të ndasisë së tyre mes dy kandidateve, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkajt, zgjedhja e Avokatit të Popullit është shtyrë deri më tani. Por, edhe në fund të vitit, demokratët nuk arritën t’i imponoheshin deputetëve të mazhorancës, të cilët në traditë ia kanë lënë zgjedhjen e Ombudusmanit opozitës.

Gazeta “Panorama” mësoi se ditën e mërkurë, Enkelejd Alibeaj, thirri në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit deputetët për të diskutuar në lidhje me rendin e ditës ku ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Burimet bënë me dije për gazetën “Panorama” se Enkelejd Alibeaj, i ka pohuar atyre se Partia Socialiste nuk mbështet kandidaturën e Ledio Brahos, por vetëm Dorian Gjomarkajn. Paralajmërimi i tij ka revoltuar deputetët e PD-së që ishin aty.

Kujtojmë që rreth dy muaj më parë, Grupi i demokrateve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj zhvilloi një votim të brendshëm për të zgjedhur kandidatin që do mbështesnin në Parlament mes Ledio Barhos dhe Dorian Gjomarkajt.

Nga ky votim rezultoi se Braho pati një avantazh të konsiderueshme në mbështetjen e deputetëve. Megjithatë, Enkelejd Alibeaj ka nguruar që ta çonte në Parlament për votim vetëm Ledio Brahon, por donte dy emrat pasi Gjomarkaj gëzonte edhe mbështetjen e tij.

Në këtë kontekst, ditën e mërkurë mbi 10 deputetë të PD-së me ne krye Gazment Bardhin shprehën rezervën e tyre për zgjedhjen e Gjomarkajt, duke iu imponuar PS-së dhe Alibeajt. Ndaj, ata tërhoqën firmat nga mbështetja e Gjomarkat, duke bërë që ky i fundit të mos plotësonte kriteret ligjore që të ishte kandidat në Parlament. Kjo lëvizje e deputetëve demokratë mësohet nga burimet se ka shkaktuar revoltë tek Alibeaj dhe ky i fundit duke iu drejtur Bardhit ka paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Grupit. Sipas burimeve, nga mbledhja e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit mësohet se Alibeaj është shprehur

“Duhet të gjeni një person tjetër për kryetar të Grupit të PD-së”. Por, duket se Alibeaj ka ndryshuar mëndje më pas dhe deri më tani nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë. Sakaq mes përplasjes për emrin e Ledio Brahos dhe Dorian Gjomarkajt do të fitojë Erinda Ballanca, e cila pritet të vijojë të qëndrojë në detyrë derisa opozita të unifikohet për një emër që do gëzojë edhe mbështetjen e PS-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URON KRISHTLINDJET/ Kryepeshkopi Janullatos: Botën vazhdojnë ta mundojnë edhe luftërat e një lloji tjetër, ato ekonomike, diplomatike, ideologjike
Previous article FLUKS EMIGRANTËSH NË VIGJILJE KRISHTLINDJESH/ Mijëra shqiptarë vijnë nga Porti i Durrësit, Kakavija dhe Kapshtica

s.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT