• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Zbardhen prapaskenat e debatit te Partizani, trajneri mbledhje me “senatorët” dy ditë para përplasjes
Home
Futboll

Zbardhen prapaskenat e debatit te Partizani, trajneri mbledhje me “senatorët” dy ditë para përplasjes

18 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Situatë e tensionuar te Partizani. Lorenc Trashi dhe trajneri Sulejman Starova janë përplasur ashpër mes tyre dje, gjatë një ndeshjeje miqësore, dhe në fund trajneri ka kërkuar pezullimin e lojtarit dhe largimin e tij.

Gjithçka ndodhi në minutën e 75-të të ndeshjes Partizani-Berliner AK 07 (2-2), kur trajneri i kërkoi Trashit që ta zëvendësonte. “Pse nuk na le me lujt mor burrë?!”, ka qenë reagimi i lojtarit kur trajneri i ka kërkuar të lërë fushën. “Atë e di unë. E di trajneri në çdo rast. Hajde, ec tani…”, mësohet të ketë qenë reagimi i “Bobit”.

Pas kësaj ka vazhduar debati verbal dhe, në fund, janë thënë fjalë nga më të rëndat në adresë të njëri-tjetrit. Në fund, mësohet se trajneri i ka kërkuar stafit drejtues që Trashi as në hotel të mos qëndronte me skuadrën.

Trashi dhe Kotobelli

DREKA DY DITË MË PARË Nuk ka qenë një fazë përgatitore e thjeshtë. Tensioni i Tiranës, kur para nisjes u larguan tre “senatorë” si Krasniqi, Vila dhe Malota ka ndjekur ekipin edhe në Turqi.

Qysh në seancat e para ka pasur mërmëritje dhe ankesa. Disa sepse e quanin mbilodhje fazën përgatitore, disa të tjerë se nuk luanin sa donin në miqësore dhe disa sepse luanin shumë. Në një situatë të tillë mësohet se trajneri Starova ka bërë një takim me disa nga lojtarët kryesorë.

“Jemi këtu edhe për t’u lodhur, edhe për të marrë disa ngarkesa. Mjaft me këto ankesat e vazhdueshme! Punoni në një klub të madh, por punoni dhe sforcoheni edhe për familjet tuaja. Hallet e shtëpisë mos i sillni këtu.

Të gjithë i kemi lënë hallet e shtëpisë dhe po mundohemi të ndërtojmë diçka të mirë. As unë nuk e kam të lehtë me një grup të kufizuar lojtarësh”, mësohet t’u ketë thënë trajneri.

Lojtarët nuk kanë folur duke dhënë sinjale të një “pakti të heshtur” se nuk do të kishte më ankesa. Por kjo nuk zgjati as dy ditë. Në miqësoren e djeshme, situata ka precipituar në debate të ashpra mes futbollistit Lorenc Trashi dhe trajnerit Starova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari i njohur flet për marrëdhënien me motrën dhe humbjen e babait
Previous article Formacionet zyrtare: Leganes – Real Madrid

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT