Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në portin e Vlorës. Lënga e amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t’u depozituar në Shqipëri – thotë policia, ndërsa njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare.
Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj.
Të arrestuarit:
1. Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore. (zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)
2. Arber Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore.( shoferi i fugonit tip Iveko , me targe AA 417 SC)
3. A. B, 48 vjeç, banues ne Vlore.(drejtori operativ i një agjensie tragetesh”
4.Festim Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
5.Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit “Delfini 1”.
6. Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma “Kornuzi”)