• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Zbardhen detajet e marrëveshjes mes Veliajt dhe artistëve, si do jetë Teatri i ri Kombëtar
Home
Kulturë

Zbardhen detajet e marrëveshjes mes Veliajt dhe artistëve, si do jetë Teatri i ri Kombëtar

27 June, 2018 Ina.Autor Kulturë

Bashkia e Tiranës ka zbardhur takimin që zhvilloi kreu i këtij institucioni, Erion Veliaj me disa përfaqësues nga artistët, ku u arrit marrëveshja për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar. Pas takimit që u zhvillua me regjisorin Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot. Sipas marrëveshjes, Tirana do të ketë një Teatër të ri modern, në tokën ekzistuese dhe pa kulla sipër.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi të gjithë aktorët në këtë proces, duke filluar nga artistët, arkitektët e të gjitha institucionet e specializuara që kanë dhënë kontribut në këtë proces dhe shtoi se është rënë dakord që në ligj të jepen garancitë e duhura për artistët që Teatri i Kombëtar do të jetë në sipërfaqen ku ajo ekziston edhe sot, me një godinë të vetme dhe që mbi të gjitha, që do të bëhet pa shpenzime të fondeve publike.

“Projekti që kemi sot është më i mirë. Nuk është ndoshta projekti perfekt, por tashmë e kemi të sanksionuar në ligjin që do të negociojë teatrin e ri, se prona e teatrit nuk preket, që e negocion teatrin e ri si një ndërtesë monovolum, pa kulla sipër, dhe që e negocion këtë teatër të ri me çelësa në dorë, me para të privatit, që edhe kushdo shqetësohet pse po harxhojmë për artin kur s’kemi bukë për të ngrënë, që edhe kjo s’është e vërtetë, të mos e ketë këtë shqetësim sepse nuk do të taksohet njeri për këtë propozim”- shtoi Veliaj.

Në emër të komunitetit të artistëve, regjisori Altin Basha përshëndeti këtë hap të parë konsensual, ndërsa theksoi se bisedimet do të vijojnë edhe më tej për të finalizuar një marrëveshje të plotë.
“Kemi rënë dakord për një fazë të parë. Mbeten akoma disa çështje për t’i diskutuar, kemi marrë garanci që ato do të sqarohen në proces e sipër. Shumë shpejt do të kemi një dëgjesë tjetër në formën e një debati për disa çështje të cilat akoma na kanë mbetur të papërfunduara. Mendojmë se në këtë proces kemi gjetur disa pika të cilat kanë qenë të rëndësishme për ne, për të qenë prezent në ligj. Po themi edhe një herë, është një fazë e parë, procesi sapo ka nisur dhe sigurisht që mbetemi ende në komunikim për detajet të mëtejshme”- tha Altin Basha.

Veliaj tha se pjesë e këtij dakordësimi është edhe përcaktimi që në grupin e punës që do të negociojë për projektin dhe ndërtimin e teatrit të ri, të ketë edhe një përfaqësi të artistëve. “Kemi sanksionuar në këtë ligj, në dallim nga të gjitha institucionet e tjera që përfaqësohen vetëm me një anëtar, ne do të kemi dy anëtarë që përfaqësojnë komunitetin e artistëve dhe të aktorëve. Duke i pasur të përfaqësuar besoj se ky projekt fillestar u bë më i mirë falë pranisë edhe kritikave të tyre, besoj që edhe produkti final me këto dy vende që presim të na i propozojë komuniteti artistik, që nuk janë vende spaletash as vende luksi, është një punë rigoroze e një shqyrtim dokumentacioni dhe një negociatë e fortë që do të duhet të bëjmë si me arkitektët, ashtu edhe me investitorët, që të arrijmë një produkt po aq dinjitoz sa ky produkt fillestar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se ky projektligji i paraqitur është vetëm fillimi i diskutimeve teknike që do të vazhdojnë për të përmirësuar draftin deri në finalizimin e gjithë këtij diskutimi me një teatër të ri.

“Sigurisht është shumë e rëndësishme të kujtojmë se ky është vetëm hapi i parë. Do të vazhdojë një negociatë dhe do të kemi edhe debate të tjera se si ky proces mund të bëhet akoma edhe më i mirë. Ndaj, dua sot të përshëndes këtë hap të parë, të falënderoj miqtë e mi që edhe mua më emancipuan, edhe më mësuan, se si mundet t’i bëjmë ca gjëra akoma edhe më të mira, se i kishim menduar në fillim. Besoj sot pasi janë plotësuar këto kërkesa kemi arritur në një produkt ku ndoshta jo 100 %, por shumica, i sheh aspiratat e veta për art, për kulturë edhe për një teatër dinjitoz në Tiranë të plotësuara, si hapja e një negociate. Ky nuk është një ligj që e finalizon, ky është vetëm një ligj që e fillon këtë bisedë në mënyrë zyrtare”, theksoi kryetari i bashkisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sarri e nis VRULLSHËM aventurën tek Chelsea, ofron mbrojtësin e Juventusit
Previous article Dënohet me burg bashkëshortja e ish-presidentit famëkeq të Serbisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT