• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zbardhen DETAJE TË REJA nga takimi Rama-Meta, zbulohet pse heziton Presidenti në negociatat me Greqinë
Home
Shqipëri

Zbardhen DETAJE TË REJA nga takimi Rama-Meta, zbulohet pse heziton Presidenti në negociatat me Greqinë

14 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Burime qeveritare pohojnë se kreu i qeverisë e ka njoftuar Presidentin se negociatat me Greqinë janë drejt fundit, ndaj ka kërkuar që Meta të përgatisë autorizimin për firmosjen e marrëveshjes.

Por burimet saktësojnë për Report TV se presidenti Meta është shprehur se nuk mund të marrë një vendim tani, pavarësisht kërkesës të kryeministrit për mos të humbur kohë.

Kreu i shtetit duke u treguar i kujdesshëm për këtë çështje, ka kërkuar detaje mbi termat e marrëveshjes, detaje të cilat kryeministri Rama nuk ja ka vënë në dispozicion në nivel të kënaqshëm që Presidenti i Republikës të bindet për të autorizuar nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas të njëjtave burime qeveritare, Presidenti i Republikës heziton të firmosë autorizimin, në kushtet kur vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e gatshme për çdo rast, nëse ndonjë faktor në vend do të ankimonte marrëveshjen.

Lëvizja e Ilir Metës nuk mund të parashikohet, por burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit, duke mos dashur të mbajë përsipër të gjithë peshën dhe garancinë për interesat kombëtare, mund ta lërë pezull autorizimin deri në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim edhe nuk është marrë nga Presidenti, por është një tezë e hapur, për sa kohë informacioni që Meta ka mbi detajet e marrëveshjes paraprake të arritur është i kufizuar. Në një dalje publike një ditë pas takimit, Meta tregoi se ka nevojë për më shumë informacion duke treguar detaje nga biseda me Ramën.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal. Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje”.

Jo rastësisht, po në të njëjtën ditë Meta tha edhe se duhet ngritur sa më shpejt Gjykata Kushtetuese

“Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar. Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vlerësuar kushtetutshmërinë e debateve, ligjeve dhe akteve”.

Deri më tani janë zhvilluar vetëm dy raunde bisedimesh mes grupeve negociatore, një në Tiranë e një në Athinë, nga të cilat informacioni ka qenë hermetik. Diplomacia shqiptare është e kufizuar në detaje dhe informacione, ndërsa në Greqi, ministri Kotzias është shprehur se nuk do të ikte në pushime verore pa nënshkruar marrëveshjen me Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tifozët dhe lojtarët e duan, por Barcelona e "injoron" mesfushorin spanjoll
Previous article Izet Haxhia sulmon prokurorin në gjyq: Ti që i shërben Berishës, kam marrëveshje me…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT