• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHEN 6 EMRAT PËR KËSHILLIN E BSH/ Rama propozon Boden dhe gruan e Tavos, Mima i hap rrugën Dukës në Kuvend
Home
Politikë

ZBARDHEN 6 EMRAT PËR KËSHILLIN E BSH/ Rama propozon Boden dhe gruan e Tavos, Mima i hap rrugën Dukës në Kuvend

24 November, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Zbardhen gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë ‘Berisha’, Ridvan Bode, i cili është tërhequr nga politika aktive pas përjashtimit që i bëri kryetari i PD, Lulzim Basha nga listat e zgjedhjeve të 2017. Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR-së, ndërsa Edlira Luçi është shefe e departamentit te Financës te Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndërkohë që tre emrat e propozuar nga parlamenti janë; deputeti i PD, Florion Mima, dekani i Juridikut Artan Hoxha dhe Arben Malaj, që propozohet për një mandat të dytë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nëse Florion Mima do të votohet nga parlamenti atëherë do i hapë rrugë kreut të PAA, Agron Duka për të hyrë në parlament, pasi është emri i katërt në listën e PD-së në qarkun e Durrësit. Emrat pritet që të votohen nga Kuvendi, ndërsa opozita e ka bojkotuar prej sesionit të ri parlamentar. Mandati i anëtarëve të Këshillit të BSH është 7 vite.

Vendimi i qeverisë me tre emrat e propozuar për Këshillin e Bankës së Shqipërisë

Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi (aktualisht vakanca është për tre); tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj Banka e Shqipërisë ndodhet në ngërç, pasi Këshilli Mbikqyrës nuk mund të marrë vendime, njësoj si Gjykata Kushtetuese, apo Gjykata e Lartë. Në datë 21 nëntor dështoi për të dytën herë brenda 14 ditësh mbledhja normale e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vetëm 3 anëtarë, ndërsa 6 të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe që duhet të zgjidhen nga Kuvendi.

Lista emërore e aplikantëve për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
1. ALBA QIRJAZI
2. ALBANA DHIMITRI
3. ALEKO POLO
4. ARBEN ZIBRI
5. ARJETA ABAZI
6. ARTAN CELO BORAJ
7. ARTUR RIBAJ
8. AZMI STRINGA
9. BARDHYL CEKU
10. BRUNILDA DURAJ
11. DENADA PRIFTI
12. DRINI IMAMI
13. EDLIRA LUÇI
14. ELA GOLEMI
15. ELIRA KOKONA
16. ELONA GJIKA
17. ELVIN MEKA
18. ELVIS CIBUKU
19. ELVIS PONARI
20. ELVIS ZERVA
21. ERGYS MISHA
22. ERMIR HAJDINI
23. FATMIR KOLA
24. FLUTURA VEIPI
25. INES MUÇOSTEPA
26. INGRID BUÇKA (SHULI)
27. MAJLINDA DEMKO (GJATA)
28. NAJADA XHAXHA
29. NIKOLLAQ PANO
30. OLTION RRUMBULLAKU
31. PANDI MADHI
32. REDIH LLESHI
33. REZARTA BITRI
34. RIDVAN BODE
35. SEIMIR ELBASANI
36. SUELA POPA
37. VISAR MALAJ
38. VJOLLCA BRAHO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ “Sekretet” e vizitës së Taulant Ballës në Gjermani
Previous article STOP/ Protestë në Champs-Elysées kundër rritjes së cmimit të karburantit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë Aktualitet

VRASJA E 40-VJEÇARIT NË LAÇ/ Gjendet arma e dytë, dyshime se në ngjarje ishin të përfshirë edhe persona të tjerë

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT