• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDH MBLEDHJEN ME BASHËN/ Kreu i PD në Vlorë: Nuk ishin 5 kundër, por 12 kryetarë degësh
Home
Politikë

ZBARDH MBLEDHJEN ME BASHËN/ Kreu i PD në Vlorë: Nuk ishin 5 kundër, por 12 kryetarë degësh

18 November, 2021 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, ku dha disa detaje në lidhje me mbledhjen e një dite më parë kur kryedemokrati Basha takoi krerët e 71 partive.

Pasi konfirmoi edhe njëherë pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e thërritur nga Basha, Deromemaj tregoi se në mbledhjen me Bashën u dhanë porositë për organizimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor. Ai mohoi që në këtë takim të kenë qenë vetëm 5 kryetarë degësh kundër.

“Kërkesa e Bashës ishte Kuvendi i datës 18. Ishte e vendosur. Basha nuk ka kërkuar ndonjëherë mendim tonin si kolegj kryetarësh. Dha porositë dhe njoftoi vendimin e tij dhe të kryesisë për të ndihmuar për organizimin e datës 18. Ju bëj me dije se nuk kanë qenë 5 kryetarë degësh, por 10-12 me mendim ndryshe, duke parë që dhe shumë kryetarë nuk kanë qenë në takim, pa dashur të aludoj se nuk janë thërritur në takim”, u shpreh Deromemaj.
Më tej, kreu i PD-së në Vlorë u shpreh se Basha përsëriti disa herë që do të ketë masa ndaj atyre që thyejnë vendimet e Kryesisë dhe shtoi se ky nuk është momenti i përshtatshëm për PD-në që të largojë anëtarë.

“Dje, Basha përsëriti të drejtën e tij për të ushtruar masa disiplinore për të gjithë ata që nuk zbatojnë udhëzimet e tij dhe Kryesisë. Nëse përjashtimi im apo kolegëve do të sillte një shëndoshje të PD-së le të bëhej dhe Basha është i lirë. Por gjykoj se situata ku është PD-ja nuk e ka luksin të përjashtojë qoftë dhe një anëtar”, shtoi Deromemaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA SËRISH PRO SHQIPËRISË NË BE/ Këshilltari i Blinken kërkon që Bullgaria të heqë veton
Previous article "NËNË TEREZA NË JETËN TIME"/ Liri Berisha njofton prezantimin e librit sot

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT