Paraqitjet e tij fantastike në La Liga janë absolutisht një ndër arsyet që Valencia mban aktualisht vendin e dytë në kampionat me 21 pikë.
Kaq ka mjaftuar qe trajneri I Italisë Gian Piero Ventura të mendojë grumbullimin e tij në kombëtaren Italiane për Play-Off “Rusi 2018”.
Zaza ka realizuar 8 gola në 9 javët e para të kampionatit, i fundit në fitoren e thellë 4-0 ndaj Sevilla-s. Për me tepër, ka barazuar rekordin e argjentinasit Mario Kempes, që rezultonte i huaji i vetëm që kishte shënuar në 5 ndeshje radhazi për Valencian. /alpenews.al/


