• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZARI I RADHËS I BALLUKUT”/ Lamallari i përgjigjet Balliut për drejtorin e ri të Policisë: Oficer karriere, ty qëkur të thanë bukurosh more kot
Home
Politikë

“ZARI I RADHËS I BALLUKUT”/ Lamallari i përgjigjet Balliut për drejtorin e ri të Policisë: Oficer karriere, ty qëkur të thanë bukurosh more kot

30 March, 2026 s.autor Politikë

Në seancën plenare në Kuvend, deputeti i PD, Klevis Balliu, bëri një deklaratë për drejtorin e sapoemëruar të Policisë së Shtetit, Skënder Hitën. Ai tha se ai është “zar i radhës i Ballukut” dhe emërimi i tij dihej që para tri ditësh.

“Zar i radhës i Ballukut. Që tre ditë më parë e dinim që Skënder Hita do të emërohej sot vetëm u zyrtarizua krim i radhës. Në dosjen e Ballukut thuhet se ka pasur kërcënime me jetë ndaj dëshmitarëve nga eksponentë të krimit. Në dosjen e kësaj zonje, që sot emëron drejtorin e Policisë, merr në dorë të gjithë Ministrinë e Brendshme. Se siç ka thënë Rama, ministrat e Brendshëm do të merren me adresat”, tha Balliu.

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari nuk u druajt të kundërpërgjigjej duke thënë se Hita është një oficer karriere dhe ka spikatur edhe si kandidat në konkurs.

“Në fakt, Policia ose shtetit shqiptar i duhet dhënë mbështetje, besim dhe le ta provojë me punë dhe me përkushtim që i shërben shtetit shqiptar, qytetarëve dhe integrimit të vendit. Z. Hita është oficer karriere, unë kam pasur rastin të bashkëpunoj me të prej 9 vitesh tashmë, qëkur unë pata nderint’i bashkohem Ministrisë së Brendshme. Ka qenë drejtues në disa qarqe të vendit ku ka spikatur për profesionalizmin, integritetin, përkushtimin ndaj uniformës e organizatës dhe jam i lumtur që si një nga kandidatët më të vlerësuar të konkursit të mbikëqyrur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ata të BE që kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë ditës, ka spikatur roli dhe kontributi i tij. Besoj që Hita, paraardhësit dhe ata që do të vijnë më pas janë mësuar që gjithçka bëhet politike, por për fat të keq, edhe Policia e Shtetit politizohet dhe çfarëdo që të bëjnë do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite që vetëm hedh baltë mbi çdokënd, institucionalizon dhunën duke e bërë instrument politik”, u shpreh ai.

Lamallari tha se drejtorin e ri duhet vetëm ta urojnë, ndërsa i kujtoi opozitës se policia garanton rendin e sigurinë edhe gjatë protestave të saj të dhunshme, ku më 22 mars përdhosi edhe flamurin kombëtar.

“I vetmi faj që ka çdo përfaqësues i Policisë së Shtetit, deputetit në fjalë qëkur iu thirr bukurosh i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti, anatemon çdokënd dhe e përdor për politikë bajate e ordinere. Drejtorit të ri duhet t’i urojmë mbarësi e suksese në misionin e shenjtë për garantimin e rendit dhe sigurisë, edhe gjatë protestave që ju bëni dhe molotovëve që hidhni duke mbajtur në njërën dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë e shkelni flamurin kombëtar . Turpi qoftë me ju! Turpi qoftë me ju dhe prisni deri në interpelancën e radhës se përgjigjen do ta merrni aty”, tha ministri.

“Nëse nuk e kuptove, thashë që atë që ti mësove sot, unë e dija para 3 ditësh. Ti s’je ministër i brendshëm, je mbajtës i një karrigeje, se s’di nga lidhet gomari. Sa i përket dhunës së policisë, Mziu është goditur nga përfaqësues të karteleve me uniformë, dhe ti duhej të ishte i pari që duhej të flisje. Ti nuk flet dot, se ha kur të thonë, kërcen kur të thonë dhe ikën kur të thonë”, iu përgjigj Klevis Balliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI ÇMIMIN MË TË LARTË NETO TË HIDROKARBUREVE NË RAJON"/ Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare
Previous article PROKURORIA SPECIALE E KOSOVËS BASTIS SHTËPINË E SHKËLZEN GASHIT/ Autorit të ekspozitës që deformoi të dhënat për krimet serbe në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT