• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZANAFILLA QË NË 1998? Atentati që ndodhi SOT në Vlorë dhe lidhja me MASAKRËN E ÇOLES
Home
Breaking News

ZANAFILLA QË NË 1998? Atentati që ndodhi SOT në Vlorë dhe lidhja me MASAKRËN E ÇOLES

14 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati me armë zjarri në Vlorë këtë pasdite të së hënës mund të ketë lidhje të thella. Të paktën kështu rezulton pista e hetimit pasi personi i cili u plagos me armë nga dy atentatorë ende të paidentifikuar ka qenë bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në Vlorë.

I plagosur dhe aktualisht në gjendje kritike është Mikel Mehmeti. 41-vjeçari ka marrë një plumb në krahasor dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Në makinë me të ka qenë dhe një tjetër person i cili dyshohet se është plagosur, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi të pasi policia nuk e ka gjetur në vendngjarje.

Atentatorët pasi e kanë qëlluar objektivin janë larguar. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes policia ka gjetur dhe një makinë të djegur e cila dyshohet se është e autorëve që kanë kryer atentatin. Vëllezërit Llanaj në Vlorë janë të njohur për hasmërinë me familjen Xhaferi dhe të shumta kanë qenë vrasjet dhe atentatet e kryera mes tyre, përfshi dhe atë që është njohur si masakra e Çoles.

Si nisi konflikti mes dy fiseve

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferri ka nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysh Xhaferri. Baftjar Llanaj u akuzua për vrasjen e tij. Në qershor 2011 u ekzekutua Baftjar Llanaj. Policia arrestoi autorin Sako Xhaferri, djali i Gjysh Xhaferrit.

Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferri, djali i viktimës Gjysh Xhaferri nga Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Altin Aliaj u la me “detyrim paraqitje” nga Gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysh Xhaferrit. Sot, më 1 tetor 2017 u plagos në atentat, Ferdinand Llanaj, djali i të ndjerit Baftjar Llanaj.

Si u vra Baftjar Llanaj

Baftjar Llanaj, u vra në 2011-­ën në Selenicë të Vlorës, pas një prite që iu zu pritë nga autorët ndërsa kthehej për në qytetin bregdetar. Nga plumbat u plagos edhe një prej dy atentatorëve, i cili përfunduar në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor të 2011­0ës rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60­vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Autorët kanë qenë në buzë të rrugës, duke ditur lëvizjet e Llanajt, i cili shkonte shpesh në Selenicë, (vendi i lindjes), ku kishte pronat e veta dhe ullishte.

Sapo makina “Benz” me targa VL 6368 C e Llanajt është afruar, autorët kanë nisur të qëllojnë drejt saj me automatik. Për shkak të inercisë, makina ka lëvizur për 10 metra, duke përfunduar më pas në një kanal buzë rruge. Autorët i janë afruar duke vazhduar ta qëllojnë me armë zjarri, ç’ka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme 60-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEROI I JAVËS NË PREMIER/ Shokët e ekipit ngrenë në qiell De Gea-n, me “selfie & meme” fantastike
Previous article CITON KUSHTETUTËN/ A do ta dëgjojë Sali Berishën këtë radhë, Ilir Meta?

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT