Standardet në shërbim janë sot më të rëndësishme se kurrë.
Dy histori të thjeshta (prenotim hoteli) që kanë të bëjnë me Qytetin e Korçë.
RASTI PARE
E ENJTE
Klienti: Mirëdita, jam …….. Keni dy dhoma për ditën e shtunë?
Recepsionisti: Duhet të flas me pronarin për të të dhënë një përgjigje të saktë. Mund të më lini numrin e celularit tuaj dhe do ju kontaktojmë pas pak…….!!!!!! 😂😂.
Kjo histori u përsërit në tri hotele.
RASTI DYTE
E SHTUNE
(ora 14:00 në recepsion):
Klienti: Kam prenotuar dy dhoma për të shtunën, tani sa arrita.
Recepsionisti: Më fal por kam vetëm një dhomë për ju pasi nje nga klientet nuk u largua, do qëndrojë edhe sot.
Klienti: Unë kam prenotuar dhe mi keni konfirmuar të dyja dhomat, prandaj dhe jam nisur nga Tirana !!!!
Vjen në ndihmë Poronari i Hotelit: Ke të drejtë por ky është një klient tekanjoz e nuk kam si ti them!!!!!!!!!!!!.
Mirë bën Europa që nuk na pranon dhe këto 20 vjet. Këtu i jap të drejtë Kryeministrit: “Kemi punë por skemi profesionistë”.