Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto krah partnenrit të saj.
Këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe fare pak e ndan nga bërja nëna.
Ky publikim ishte një befasi për të gjithë duke njohur natyrën mjaft të distancuar nga media të jetës së saj private.
Zai ishte duke realizuar një set fotografik ku tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Krah fotos Zai kishte shkruar ‘Mami dhe babi’ por detaji që kishteshpëtuar pa u vënë re është se ajo ka bllokuar opsionin e komenteve në dallim nga fotot e tjera.
Ata do të bëhen prindër të një vajze emri i së cilës u mësua gjatë festës së mirëseardhjes. Vajza e çiftit do të quhet Khloe.



