• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZAGREBI ANULON SAMITIN E BRDO-BRIJUNIT/ Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë
Home
Rajon

ZAGREBI ANULON SAMITIN E BRDO-BRIJUNIT/ Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

31 March, 2026 s.autor Rajon

Presidenti kroat Zoran Milanoviç anuloi samitin e Ballkanit Perëndimor të parashikuar për t’u zhvilluar në muajin maj për shkak të deklaratave të bëra nga homologu i tij serb, Vuçiç për të cilat tha se kërcënojnë stabilitetin rajonal. Samitet vjetore të Brdo-Brijunit bashkojnë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Nisma rajonale u prezantua nga dy anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacia dhe Sllovenia, në vitin 2013, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit midis vendeve të Evropës Juglindore dhe përshpejtimin e integrimit të tyre në BE, por Milanoviç tha përmes një deklarate se Presidenti serb nuk mund të vizitonte Kroacinë dhe e anuloi takimin.

“Veprimet politike të Vuçiçit në ditët dhe javët e fundit minojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore”,- thuhet në atë deklaratë. “Në rrethana të tilla, nuk ekzistojnë kushte dhe as nuk është e mundur që Vuçiç të vizitojë Kroacinë”, vijon njoftimi i publikuar në faqen e presidentit korat.

Pa dhënë detaje se cilave deklarata të homologut të tij serb iu referua, Milanoviç shtoi se samiti i ardhshëm do të mbahet kur të plotësohen kushtet dhe pas konsultimeve me homologen e tij sllovene, Natasha Pirc Musar. I menjëhershëm ishte reagimi i Vuçiçit , i cili u shpreh se e mbështet plotësisht vendimin e Zoran Milanoviçit.
“Ai ka plotësisht të drejtë, unë nuk i përkas atij vendi”, deklaroi ai, duke shtuar se presidenti kroat nuk kishte pse ta anulonte takimin, por mund të ftonte miqtë e tij. I pyetur nëse vendimi është për shkak të komenteve të tij mbi aleancën ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës, Vuçiç tha se ata nuk ndihen rehat për këtë. Presidenti serb ka akuzuar vazhdimisht tre vendet, të cilat nënshkruan një deklaratë bashkëpunimi për mbrojtje dhe siguri në mars 2025, për krijimin e një “aleance ushtarake” kundër Serbisë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM QENË GJITHMONË KUNDËR..."/ Tabaku: Të hapet gara në PD, nuk i bën keq askujt
Previous article PËRPLASJA ME RAMËN DHE SEANCA PËR BALLUKUN/ Spiropali: Bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se...

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT