• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIKE/ Zaev bëhet sot Kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën. Axhenda e takimeve (FOTO+VIDEO)
Home
Rajon

HISTORIKE/ Zaev bëhet sot Kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën. Axhenda e takimeve (FOTO+VIDEO)

12 December, 2017 Ina.Autor Rajon

10:00- Realizohet takimi Haradinaj – Zaev
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është shprehur i lumtur për ardhjen e tij këtu.

Ai ka thënë që qëllimi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe se takimi me krerët kosovar po realizohet pa ndonjë problem.

“Maqedonia dhe Kosova kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim pozitiv e konstruktiv në të gjitha nivelet. Jemi këtu për të shkuar një hap tutje; për të hapur mundësi të reja për promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Ndjehem i lumtur që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që erdha për vizitë në Kosovë”, tha Zaev.

“Të dy shtetet do të punojnë që në të ardhmen të kemi marrëdhënie më të mira”, tha Haradinaj.

Zaev ka bërë me dije se gjatë ditës do të takojë edhe Kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli dhe Presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, “si liderë të dy vendeve që nuk kanë çështje të hapura”.

Më poshtë ju sjellim edhe videon e Televisionit “Alsat-m” nga konferenca për media e dy kryeministrave të të dyja shteteve, atë të Maqedonisë Zoran Zaev dhe të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Drejtpërdrejt nga konferenca e kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj

Posted by Alsat-M.TV on Dienstag, 12. Dezember 2017

09:00 – Takimi mes Zoran Zaevit e Ramush haradinajt nisi me gjysmë vonesë.

Ka nisur në orën 9:00 takimi mes kryeministrave të Kosovës e Maqedonisë Ramush Haradinaj e Zoran Zaev.

Takimi ishte paraparë të niste në orën 8 e 30, por ka mundur të nisë vetëm në orën 9:00.

Është paraparë që takimi mes dy kryeministrave të zgjasë 1 orë e gjysmë.

Para takimit për Zaev-in u shtrua tepihu i kuq dhe prania e tij u nderua nga Njësiti Ceremonial i FSK-së.

Vizita e Kryeministrit Zaev është e para zyrtare e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

 

08:20- Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare njëditore në Kosovë.

Zaev do të takohet me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si dhe me kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit maqedonase- kosovare.

Në delegacionin që do të udhëhiqet nga kryeministri Zaev do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, ministri i Kulturës Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi.

Vizita e Zaev është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NË KOHË/ Këto janë këngët që u luajtën nga artistët e mëdhenj, dhe dëgjohen akoma sot (LISTA)
Previous article Sherri me lojtarët e Cityt, zbulohen 6 futbollistët që i dolën në mbrojtje Mourinhos

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT