• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“YT BIR MË KISHTE BORXH…”/ Kërcënohet dhe i vihet gjobë babait të Eugert Lazajt i cili u vetëvra 1 vit më parë në vilën e tij në Lundër
Home
Breaking News

“YT BIR MË KISHTE BORXH…”/ Kërcënohet dhe i vihet gjobë babait të Eugert Lazajt i cili u vetëvra 1 vit më parë në vilën e tij në Lundër

30 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër rast gjobëvënieje po hetohet nga prokuroria ndaj një biznesmeni i cili është kërcënuar në telefon dhe i kërkohen dy automjetet luksoze që i përkisnin djalit të tij Eugert Lazaj, i vetëvrarë në rrethana të mistershme verën e 2020 mbasi siç tha policia ai për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga covidi i dha fund jetës.

Shtetasi i gjobitur quhet Luan Lazaj dhe po verifikohet nëse atij i kërkohet pasuria nga një grup kriminal apo individë të caktuar.
Prokuroria i thotë Top Channel se në telefonin e babait të biznesmenit të vetëvrarë u dërgua një seri mesazhesh kërcënuese duke nisur nga data 24 prill deri në fillim të majit.

“Yt bir më kishte borxh dy makina” i ka shkruar gjobëvënësi “dhe kur të dal nga burgu në Gjermani do të takoj”, e paralajmëroi kërcënuesi i vetidentifikuar si Arben Ismaili. Hetimet tregojnë se kërcënuesi ka shkruar se siç do dilte nga burgu do hynte prapë.

Në vijim të një sërë komunikimesh ku ky person këmbëngulte takim, babai i Lazajt i tregon hetuesve se kjo ngjarje mund të ketë lidhje edhe me një vjedhje të banesës që i kishte ndodhur në fillim të muajit. Nga kërkimet e deritanishme prokurorët pohojnë se në regjistrin e gjendjes civile rezultojne 20 shtetas me emrin Arben Ismaili, ndërsa po verifikohet pronësia e numrit prej nga ku u vendos gjoba.TC

Detaje nga vetëvrasja e Lazes?

Eugert Lazaj 37 është gjetur i vetëvrarë në 2020 në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai është pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, “Adorions Palace” në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës. Ai është vetëvrarë me armë zjarri, e cila i është gjetur fare pranë trupit të pajetë. Nga kqyrja paraprake në trupin e Lazajt është konstatuar se ka qenë një plumb në kokë që i ka marrë jetën 37-vjeçarit si dhe një shenjë në gishtat e dorës, e shkaktuar nga arma që përforcon më shumë verdiktin e policisë se i riu është vetëvrarë. Shkak dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike që ka shoqëruar të riun kohët e fundit ç’ka e çoi drejt aktit ekstrem. Më parë u tha se ai kishte dhe disa plagë në trup. 37 vjeçari prej shumë vitesh kishte jetuar e punuar në Gjermani së bashku me familjen e tij, ndërsa para se të vritej ishte kthyer sërish në atdhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË GJIROKASTËR/ Nishani: Faqen dhe fytyrën time s’ja jap tim biri, jo më Bashës
Previous article RREGULLI I ÇUDITSHËM/ Vetëm nusja e dhëndri do të mund të vallëzojnë, dasmorët...

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT