Shërbimi i videove streaming “Youtube” ka qenë i paarritshëm për më shumë se një orë në zona të ndryshme në të gjithë botën.
Problemi është konfirmuar nga vet “YouTube”, përmes një tweet-i në profilin e saj zyrtar.
“You Tube” ka njoftuar se teknikët e saj janë duke punuar për të zgjidhur problemin në “Youtube Music” dhe “Youtube Tv”.
Teksa ka kërkuar falje për problemin, “Youtube” nuk ka preferuar të zbulojë motivet e ndërprerjes së shërbimeve.


