• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ylli i “Twitter”-it që adhuronte Trumpin nuk ekziston
Home
Botë

Ylli i “Twitter”-it që adhuronte Trumpin nuk ekziston

4 November, 2017 Klea.XH Botë

Jenna Adams ishte një yll i “Twitter”-it që adhuronte Donald Trumpin e jepte opinione mbi çdo gjë, nga veshjet e Kim Kardashian deri te raketat balistike të Koresë së Veriut.

Gazetarja “freelancer” arriti 70 mijë ndjekës në 3 vite, e ndjekësit e rrjetit social i shijonin shumë shakatë dhe shpotitë e saj.

“Ej ju, njerëz që e urreni flamurin e konfederatës. Dijeni se, as ai dhe as lufta nuk kishin lidhje me skllavërinë. E gjitha ajo që ndodhi pati lidhje me paratë”, shkruante ajo në muajin prill.

Adams kishte plot armiq në “Twitter”, por edhe më shumë adhurues. Dukej e zgjuar, e bukur, gjithmonë e gatshme të sfidonte klishetë “politikisht korrekte”.

Problemi i madh i Jennës është se…ajo nuk ekziston fare.

Profili me këtë emër në “Twitter” rezulton tani të jetë hapur nga Agjencia ruse e Kërkimit në Internet, e njohur ndryshe edhe si “fabrika e faqeve të rreme” të Moskës zyrtare.

Blogerja është sot e famshme pa qenë një person i vërtetë. Në postimet e saj, nën maskën e neutralitetit shfaqej një lloj mbështetjeje për presidentin amerikan.

“Që ta dini, unë nuk jam pro Trumpit, jam pro logjikës së thjeshtë”.

Ai i saji është një prej 2.752 profileve të mbyllura nga “Twitter” kur u mësua se ishin “prodhim rus”. Mesazhet e saj në internet kishin tërhequr deri edhe vëmendjen e historianëve, si Kevin Kruse, i cili i kthente përgjigje: Jo, lufta civile lidhej pikërisht me skllavërinë. Me respekt nga historianët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha bën "Kasandrën": Tahiri po përgatit arratisjen me familjen
Previous article Valencia e pandalshme, 'shkatërron' Leganen

Klea.XH

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT