Hatem Ben Arfa ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint Germain kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.
Por, te PSG gjërat nuk kanë shkuar për Ben Arfa, i cili gjatë qëndrimit dy vjeçar ka arritur të regjistroi vetëm 17 paraqitje, dhe atë duke u inkuadruar nga bankina.
“Së shpejti aventura ime me PSG-në përfundon dhe pavarësisht momenteve jo të mira, unë jam i lumtur që kam veshur fanellën e këtij klubi”, ka shkruar Ben Arfa në rrjetet sociale.
“Do të mbaj kujtime të mrekullueshme të shokëve të skuadrës, vlerësoj mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe gjithmonë do ta dua këtë klub”, ka shtuar ai.
Ben Arfa në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Hull City dhe Newcastel United.