• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XIBRAKA”/ SPAK rrëzon sërish Sali Berishën: S’ka kallëzim nga ‘anonimi’ Zaho Koka për Olsi Ramën
Home
Aktualitet
Kronikë

“XIBRAKA”/ SPAK rrëzon sërish Sali Berishën: S’ka kallëzim nga ‘anonimi’ Zaho Koka për Olsi Ramën

20 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka rrëzuar sërish Sali Berishën, lidhur me pretendimet e tij se një kallëzues anonim ‘Zaho Koka’ ka dërguar në dhjetor një letër me informacione për Olsi Ramën dhe drejtuesit e Xibrakës. Në një përgjigje për Report Tv, Prokuroria e Posaçme sqaron se i është drejtuar me letër BKH nëse ka pasur ndonjë kallëzim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.

Pas kryerjes së verifikimeve BKH ka sqaruar se nuk ka nuk ka asnjë letër, kallëzim apo denoncim nga Zaho Koka për çështjen e Xibrakës.

“Nisur nga deklarata e bërë në media, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme, nëse është dërguar në BKH ndonjë shkresë nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka, ku jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B

Përmes kësaj shkresë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z.Altin Dumani ka kërkuar nëse është dërguar një informacion i tillë, është regjistruar apo caktuar ndonjë hetues i BKH-së (cili prej tyre) dhe nëse është bërë verifikimi i tij. Z.Dumani ka kërkuar gjithashtu të informohet nëse kanë përfunduar verifikimet e kryera dhe cila është procedura.

Më datë, 14.01.2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes një shkresë sqaroi se:

“Nga verifikimet e kryera në Sekretari,Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Emrin e Zaho Kokës Berisha e përmendi sërish para SPAK, kur u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

“Ato janë në mënyrë figurative, se edhe Zaho Koka është një dëshmor i luftës, por Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, dosje që përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë këtë klan.

Këta mendojnë se do e fshehin, por e kanë të kotë se gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy dhe tre kopje.. Denoncimi i krimit për Sali Berishën nuk njeh asnjë kufi. Prokuroria e posaçme ka vite që i ka aty dhe i fsheh dhe mbulon krimin në mënyrën më kriminale”, tha Berisha para SPAK.

Më 10 janar, SPAK përfundoi hetimet për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë dhe tha se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit. Hetimet mbi këtë dosje rifilluan pasi deputeti demokrat Gazment Bardhi kërkoi nga SPAK verifikim për përfshirjen sipas tij të Olsi Ramës te dosja ‘Xibraka’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA E INAGURIMIT/ Biden mirëpret Trump në Shtëpinë e Bardhë
Previous article MONIKA KRYEMADHI REKURS NË GJYKATËN E LARTË/ Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’

s.autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT