• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XHODA E DINTE QË…”/ Miqtë e Xhevdet Ferrit rrëfejnë përballjen e tij me sëmundjen që i mori jetën
Home
Sociale

“XHODA E DINTE QË…”/ Miqtë e Xhevdet Ferrit rrëfejnë përballjen e tij me sëmundjen që i mori jetën

17 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Xhevdet Ferri ishte një lajm mjaft i hidhur për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun. Ai ka interpretuar në rreth 30 role, në film e teatër. Më i fundit prej tyre ishte tek filmi “Delegacioni“, që po korr sukses kudo ku prezantohet.

Me rolet brilante përgjatë karrierës së tij, aktori la një gjurmë që nuk do të shlyhet lehtë.

Miq të tij dhe aktorë kanë folur për kontributin në kinematografi, por jo vetëm.

Producenti dhe miku i tij, Petrit Beci tregon miqësinë 40 vjeçare me aktorin.

“Duke qenë një nga miqtë dhe bashkëpuntorët e tij më të gjatë, me Xhevdetin njihem prej 40 vitesh. Që në momentin kur kam filuar punë në kinematografi dhe ai ka filluar punën si aktor, duke qenë akoma sa kishte mbaruar shkollën e mesme dhe pastaj student në Akademi. Jam njohur që në vitet ’80 me Xhodën, se ne jemi mësuar t’i themi Xhoda dhe unë e kam të vështirë t’i them Xhevdeti”.

Në lidhje me sëmundjen që i mori jetën, Beci shprehet se sëmundja iu shfaq në fillim të verës së vitit që lamë pas, por ai ishte gjatë gjithë kohës shumë optimist.

“Normal që kam qenë në dijeni gjatë gjithë kohës dhe ditëve të fundit. Sëmundja iu shfaq në fillimet e verës, bëri një ndërhyrje kirurgjikale, bëri disa terapi dhe ka qenë goxha mirë. Shumë optimist, nuk e tregonte fare atë gjë, nuk i binim fare asaj bisede, pavarësisht se në momente kur ishim vetëm flisnim, por nuk besoj se mund të kishte njeri me aq dinjitet dhe optimizëm”.

Ndërsa aktori, Gazmend Gjoka tregon se ai luftoi deri në fund dhe e mori me pozitivitet sëmundjen.

“Unë do thoja se pavarësisht sëmundjes, Xhoda kishte të kundërtën , e mori me pozivitet, si diçka që duhet kuruar, duhet kryer le të themi, si procedurë mjekësore. Ashtu vërtet, ndërhyrjen që pati e kreu, më vonë pastaj gjatë kohës së kimios, që për hir të së vërtetës dhe për hir të diagnozës ishte e rëndë, por përsëri u rehabilitua dhe e mori veten fizikisht.

Ne flisnim me miqtë dhe familjarët, që ai u rikthye edhe zakoneve të jetës së përditshme, jo vetëm mësimit që ishte shumë i përkushtuar dhe punonte me studentët. Sëmundja si në çdo rast që është e pabesë me njeriun, edhe me Xhodën kështu ndodhi. Ai u rehabilitua, erdhi mirë fizikisht, por për punë ditësh u agravua deri në atë pikë sa s’mundi t\i rezistonte”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Zbardhet vendimi i qeverisë: Si do të përfitohen banesat e reja
Previous article EPIQENDRA NË.../ Lëkundje të forta tërmeti në Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes Breaking News

KONFERENCA E BLLOKUT LINDIR NË BERLIN/ Rama: Europa përballet me sfida të mëdha, duhet të jetë e hapur ndaj së ardhmes

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT