Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë “arrestit me burg” për djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, i cili është akuzuar nga ish e dashura e tij, Xhesila Maloku, për dhunim dhe përdhunim.
Një ditë më parë Rexhep Rraja është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Krujës, ndërsa ditën e sotme ai është arrestuar, me akuzën e dhunës dhe përndjekjes.
Ndërkohë, raporti i ekspertizës mjekësore vërtetoi se mbi Xhisela Malokun, ishte ushtruar dhunë fizike.


