Xhisiela Maloku, vajza që ka trazuar javën e fundit politikën dhe aktualitetin shqiptar vendosi që ditën e sotme të dal publikisht me foton e saj të vërtetë.
Ndonëse për pamjen e saj është aluduar shumë, aq sad he foto që nuk janë të sajat janë përdorur për të. Disa ditë më parë, në një intervistë televizive e reja vendosi të dilte me zë por me kurriz, nga ku i dukeshin vetëm flokët dhe veshja.
Detaj i cili nuk të “ndihmonte” shumë me pamjen e saj. Sot ajo veçse shfaqi veten, do të jetë edhe e ftuar në emisionin e Eni Vasilit.
Mirëpo, nga ana tjetër personi që këmbëngul më shumë për ngjarjen, nënkomisari Nuhu sot ndodhet në arrati.
Lidhjet me “Skype” që janë bërë me të, shfaqin fytyrën “Blurry” duke mos lejuar asnjë identifikim qoftë edhe të vogël të tijin.
Në këtë pikë ku ndodhet ngjarja, cili duket më “trim”, Nuhu apo Xhisiela?
/AlpeNews.al




