Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi ka ironizuar ‘Rilindjen’, pas fjalëve të djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Njeheresh ka ironizuar dhe kreun e PD Lllzim Basha qe reagoi “dhemb per dhemb” me deputetin e thjeshte socialist si dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi si aleate te Bashes.
Ditën e sotme pasi doli nga Gjykata, Rexhep Rraja është shprehur përpara mediave “Lulzim Basha do ta provojë në votime”.
Duke ironizuar, Manjani ka shkruar se tashmë opozita në zgjedhje nuk ka më përballë Rexhep Meidanin por Rexhep Rrajan.
“Pra në zgjedhje opozita nuk ka më përballë Rexhep Meidanin (socialistët) por Rexhep Rrahjen dhe shokët e tij … Rilindje jo shaka!”, ka shkruar Ylli Manjani


