• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“XHISIELA”/ Basha në Prokurori për të dëshmuar. Hyn nga dera e mbrapme e saj…, i vetëm
Home
Shqipëri

“XHISIELA”/ Basha në Prokurori për të dëshmuar. Hyn nga dera e mbrapme e saj…, i vetëm

12 October, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla për “shpifje” dhe “fyerje”, Basha do të pyetet sot nga prokurorët për këto akuza.

Taulant Balla ka paditur po ashtu edhe Emiliano Nuhun.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur mesditën e kësaj të premteje në Prokurorinë e Tiranës, për t’u marrë në pyetje pas denoncimit të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”.

Basha mbërriti në Prokurori dhe hyri nga dera e pasme e saj, siç raportohet, ndërsa ka qenë i vetëm dhe pas asnjë shoqërues.

***

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, dosje që ka trazuar politikën shqiptare.

Basha është ftuar të paraqitet këtë të premte, në Prokurorinë e Tiranës, për të dhënë deklarime pasi është kallëzuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për kallëzim të rremë e shpifje.

Sipas Ballës, kryeopozitari në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, sajuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij. Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Emiljano Nuhu pretendon se gjithcka ndodhi në momentin kur tentoi të arrestonte Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili ishte denoncuar nga ish-e dashura Xhisiela Maloku për dhunë e përndjekje.

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E MASAKRUAN" FANSAT/ Luana u "plotëson" dëshirat. Ja kë riktheu në emision (VIDEO)
Previous article PROPOZIMI I QEVERISË/ Korporatat shqiptare mund të përfitojnë dhjetëra milionë euro ulje taksash

k.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT