“Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përvecse ai që është përgjegjës”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Rama interesit të medias, lidhur me pyetjen se pse nuk është arrestuar i biri i deputetit të PS dhe nëse Rraja do të vijojë të jetë më deputet i grupit të PS.
“Deputeti duhet të trajtohet njësoj si gjithë të tjetër, nëse ka apo jo implikim në këtë proces, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar se policia e ka respektuar procedurën. Gjithkush përgjigjet vetë para ligjit, askush tjetër nuk mban përgjegjësi përvecse ai që është përgjegjës, për mua cështja është shumë e qartë si drita e diellit vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë cështje, duke ia kursyer përdorimin abuziv vajzës”- tha Rama.


