Opozita shqiptare deshtoi sot sërish. Pas protestës së 16 mars ku u tentua thyerja e derës së parlamentit dhe ajo e kryeministrisë tubimi tashmë po duket si një “flluskë sapuni”.
Ndonëse Berisha dhe Kryemadhi ishin përgatitur sërish për dhunë dhe kaos, Lulzim Basha u prishi prapë planet. Ashtu siç deklaroi edhe Policia e Shtetit bëri me dije se prej ditësh PD dhe LSI po përgatiteshin për të sulmuar Kuvendin.
Protesta e sotme e opozitës shkon në ditën e shtatë duke bërë “xhiro” sa nga parlamenti e deri te kryeministria.
Numri i qytetarëve në protestë po pakësohet kjo vjen si shkak, pasi qytetarët janë të lodhur nga fjalët e Kryemadhit dhe Bashës se “Rama është rrëzuar” nuk po i beson më njeri. Kur protesta sa vjen e zvogëlohet ka nisur të bëhet më agresive kjo vjen si pasojë e presionit të bërë nga drejtuesit e tyre për të mos e humbur protestën.
Teksa Basha, fliste në mesin e protestuesve, disa prej tyre hidhnin tymuese dhe shtynin me forcë policinë nën drejtmin nga ish-ministri i brendshբm i PD-s Flamur Noka. Protestat e fundit kanë zgjatur shumë pak e kjo ndoshta vjen si pasojë e numrit të pakët të protestuesve.
Përgatiti: AlpeNews.al


