• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhensila Pere i rikthehet historisë me Fatjonin: E shijova shumë seksin në “Big Brother”, do ta…
Home
Showbiz

Xhensila Pere i rikthehet historisë me Fatjonin: E shijova shumë seksin në “Big Brother”, do ta…

20 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Ish-finalistja më e komentuar ndër vite e “Big Brother” ka qenë “Miss Albania” Xhensila Pere, e cila bëri bujë jo vetëm për natyrën e saj të çlirët, por edhe për historinë e dashurisë me rivalin, Fatjon Hysenbelliu. Lidhja e tyre u konsolidua me bashkëjetesë jashtë lojës, ndërkohë që për një kohë të gjatë ish-çifti u komentuan për skenat e seksit në dush, në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.

Xhensila ishte ajo që në të gjitha intervistat pranoi të fliste hapur për skenat e seksit në televizion, duke u shprehur që gjithçka e kishte bërë me pasion dhe dëshirë. E pas dy vitesh ku shpesh lidhja e tyre është komentuar si telenovelë me ndarje e ribashkime, Xhensila nuk nguron t’u përgjigjet pyetjeve që i bëhen për ishin e saj.

E ftuar nga Ermal Peçi në emisionin e tij “Një kat më lart”, pyetjes nëse e shijoi seksin në “Big Brother”, Xhensila iu përgjigj “Absolutisht po. E nëse do më jepej rasti sërish, do ta bëja përsëri”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” rreth marrëdhënieve intime në sy të publikut, ajo është shprehur: “Si pjesë e lojës së ‘Big Brother’ është e pamundur të kontrollosh ndjenjat, emocionet dhe pasionin që mund të lindë brenda mureve të asaj shtëpie”.

Ndër të tjera ajo tregoi për Peçin se i mjaftojnë 24 orë për ta njohur një mashkull, nëse bën ose jo për të. Sa i takon karrierës televizive, që e ajo e ka deklaruar hapur që e ka ambicien e saj në jetë, u shpreh se ka marrë një ofertë të rëndësishme e konkrete për të punuar në televizion”.

Aktualisht Xhensilën e shohim të hënave në skenën e spektaklit “Dance with me”, si partnerja e këngëtarit nga Kosova, Trim Jetullahu. Spektaklin e fundit ajo u shpreh se ka plan të bëjë një ndërhyrje estetike në hundë, por pasi spektakli të përfundojë.

RRËFIMI I XHENSILA PERES PAS NDARJES NGA FATJONI: MIDIS MASHKULLIT DHE KARRIERËS, ZGJODHA TË DYTËN

Plot dy vite më parë, pasi Fatjon Hysenbelliu kishte deklaruar se ai ishte ndarë nga e dashura që njohu në “Big Brother 8”, nuk vonoi Xhensila Pere duke konfirmuar ndarjen.

E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo pohoi në atë periudhë se “po, nuk jemi më bashkë me Fatjonin, pasi vijmë nga realitete të ndryshme. Mendoj se femrat e forta që ecin gjithmonë i kanë trembur meshkujt”. Tashmë nuk jemi më friends as në rrjetet sociale, madje unë i kam hequr të gjitha fotot çift me të, ndërsa ai jo…”.

Pas kësaj ajo doli me një argument motivues për femrat në karrierë, duke përdorur shprehjen personale se: “Midis një mashkulli dhe karrierës, pa dyshim që do të zgjidhja karrierën, pasi karriera nuk do të zgjohet një ditë të më thotë zemër kemi mospërputhje karakteri”.

Pas ndarjes nga Fatjoni ajo deklaroi se u lidh me një biznes men, me të cilin realizoi një klip me skena erotike për Shën Valentin. Edhe historia me të mori fund, ndërkohë që ka pohuar se aktualisht statusi i saj është “single”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Vdes serial killeri më famëkeq në SHBA
Previous article Marrëdhënie intime me një femër për para?! Marsela Çibukaj: Do shkoja edhe me...

F.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT