Pas ndarjes së bujshme, duket se Xheni nuk mund të qëndrojë pa thumbuar ish partnerin e saj.
Ajo dhe Benanardi, dy ish banorët më të dashur të publikut shqiptar të dalë nga Big Brother 9, i dhanë fund lidhjes së tyre para disa javësh. Pas tentativave për pajtim, Xheni nuk ja doli dot të ishte me Benardin.
Teksa ishte pjesë e showt, të gjithë e mbajnë mend se Benardi ngado që vinte e kishte kosin me vete. Nëse i thoje do kos ishte i pari që e merrte, madje merrte dhe racionin e banorëve të tjerë.
Ish partnerja e tij Xheni e ka ironizur me një tas kos të cilën do tia japë maces. Çfarë të ketë ende Xheni…? Mos po mundohet të zgjojë ende vëmendjen e Benardit…?



