Të martën përfundon në TV Klan seriali “Xhenet” i cili është transmetuar për 6 muaj çdo pasdite. “Xhenet” përfundon me një fund të lumtur dhe i lë rradhën një tjetër super seriali i cili do të quhet “Vrasje të vogla”.
Seriali flet për katër gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente tre prej tyre i punojnë një rreng shoqes duke e shkatërruar moralisht. Pas 20 vitesh fati i ribashkon.
Ky serial është transmetuar në Turqi gjatë vitit 2018 dhe është shpallur seriali më i mirë i vitit.
Në role kryesore luajnë aktore të famshme, si Bade Isçil e njohur si “Banu” nga seriali “Kuzey Guney”, Tulin Ozen e cila ka luajtur rolin e Sulltaneshës Handan në “Kosem”, Aslihan Gurbuz e njohur si Sulltanesha Halime dhe aktorja Gokçe Bahadir./Xing.al
















