Pas djegies së mandateve, opozita e bëri fakt të kryer se me 30 qershor nuk do të hyjë në zgjedhje për aq kohë sa është Rama kryeministër.
Megjithatë, Bashës duket se i rrëshkiti situate nga duart kur dy javë më parë rikonfirmoi “padashje” Xhelal Mziun në Kamëz.
Që prej asaj dite, kryebashkiaku aktual i Kamzës ka patur një muaj shumë intensiv, me rrugë të shtruara e takime me banorët si në një fushatë të vërtetë.
Mziu madje thekson thuajse në çdo postim të pasqyruar në profilin e tij detajin e vitit 2019, që tregon edhe njëherë sigurinë e tij për zgjedhjet.
Ose Partia demokratike do të hyjë në zgjedhje dhe Xhelali e di I pari, ose nuk do të hyjë dhe kryebashkiaku i Kamzës po i shtron rrugët…”kot”.
/AlpeNews.al









