• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
XHELAL MZIU NËN HETIM/ Po verifikohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pas dy kallëzimeve (DETAJE)
Home
Politikë

XHELAL MZIU NËN HETIM/ Po verifikohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pas dy kallëzimeve (DETAJE)

16 June, 2020 F.autor Politikë

Ish kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është vendosur sërish nën lupën e drejtësisë, kësaj radhe nga prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Burime të Top Channel thonë se Xhelal Mziu, po verifikohet nga dy prokurorët Sotir Kllapi dhe Klodian Braho për shpërdorim detyre dhe çështje korrupsioni, pas dy kallëzimeve të veçuara të bazuar mbi raport auditin për strehimin social.

Një burim i sigurtë i tregoi Top Channel se në dosjen e parë Mziu dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje  zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Siç dyshohet më tej ish kryetari nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj subjekteve, duke shkaktuar dëm bashkisë për fondin e banesave sociale. Në kallëzim sipas burimeve theksohet si dëm paraprak shuma prej mbi 22 milionë lekë.

Pasojat e shkaktuara sipas verifikimeve të kryera paraprakisht lidhen jo vetëm me interesat e bashkisë por edhe të  personave qe duhet të strehoheshin në banesat sociale. Dosja tjetër ndaj Mziut lidhet me linjat e transportit të udhëtarëve dhe lincesimin e tyre, pa patur në dosje një kontratë  ndërsa mungojnë edhe dokumuenta të rëndësishëm që duhet të lëshoheshin nga autoriteti i lincensimit.

Xhelal Mziu gjatë kohës që mbante drejtimin e Bashkisë Kamëz u hetua nga Prokuroria e Tiranës e më pas përfundoi nën arrest për dyshimet e pabarazisë në tendera.

Por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli fajtor dhe e dënoi me dy vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, apeli e hodhi poshtë këtë vendim dhe e konsideroi të pafajshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ Kjo është lista me 10 plazhet më të sigurta në Europë
Previous article BILANCI I "FRIKSHËM I BERISHËS/ Paniku me shifrat: Të infektuarit me Covid janë 1600, jo 82. Do vdesin shumë shqiptarë, Rama po na vret

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT