Një vajzë “nxirrte” 500 euro në natë, rreth 12.000 euro në muaj, ishte e mjaftueshme të “menaxhoje” tre për të arritur në 40 000, për një xhiro miliona euro.
Kjo ka rezultuar nga hetimet që zbuluan dje një xhiro të madhe të prostitucionit të drejtuar nga shqiptarët dhe që çoi në burg 25 persona. Rreth tridhjetë vajza të përfshira, kryesisht shqiptare, rumune dhe moldave, midis 20 dhe 25 vjeç, të sjella në Itali të gjitha me premtimin për një pune.
Secila kishte një vlerë në trotuar prej 100 euro për një natë. Shefi i organizatës një person me iniciale K.M., me nofkën “xhaxhai”, i cili me të afërmit e tij – të gjithë të ardhur nga qyteti i Fierit – iu impononte protektorëve rumunë që “blinin” dhe menaxhonin vajzat, të paguanin qiranë e vendstacionimeve.
“Lumi i parave ishte i pandërprerë”, shpjeguan policët dhe shpesh paratë riinvestoheshin në trafikun e kokainës dhe heroinës.
Disa arrestime për drogë u kryen në flagrancë si pjesë e të njëjtit operacion: një kilogram heroinë u kap në Genova.
Në një apartament, përveç 37 mijë eurove cash, agjentët kanë gjetur edhe një pistoletë 7.65 të mbushur, edhe në këtë mënyrë shqiptarët drejtonin punët, si bosa të zonës, me shfrytëzuesit dhe me vetë prostitutat. Hetimet nisën nga denoncimi i një vajze të shfrytëzuar.