• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
XHAXHAI DHE DY NIPËRIT MASAKRUAN KUSHËRIRIN/ Zbulohet shkaku i sherrit që përfundoi tragjikisht
Home
Breaking News

XHAXHAI DHE DY NIPËRIT MASAKRUAN KUSHËRIRIN/ Zbulohet shkaku i sherrit që përfundoi tragjikisht

25 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Xhaxhai dhe dy nipërit dhunojnë për vdekje 56-vjeçarin, arrestohen. Arben Nazif, 56 vjeç, Emiljano Nazif, 30 vjeç, dhe Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë, akuzohen se kanë dhunuar Nevruz Fiqi, 56 vjeç, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00, ku tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në Lagjen Nr. 8 kanë plagosur rëndë me grushte e shkelma 56-vjeçarin, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

56-vjeçari Fiqi u gjet pa jetë në shtëpinë e tij nga i vëllai të premten në mëngjes, pasi jetonte i vetëm. Policia nisi hetimet, pasi në fytyrën e viktimës u konstatuan shenja dhune.

Nga ana tjetër, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por nga familjarët mësohet se 56-vjeçari fillimisht është konfliktuar me Emiljano Nazifin, person ky me precedentë penalë, për mbledhjen e kanaçeve.

Personi i akuzuar si autor ka të afërm në pallatin 2-katësh, ku jetonte edhe viktima. Ndërkohë që nga informacionet mësohet se një natë më parë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në hyrje të pallatit, aty ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me një person tjetër. Ka qenë vëllai i 56- vjeçarit, ai i cili ka gjetur trupin e pajetë, duke lajmëruar më pas edhe Policinë.

Burime nga Policia bënë të ditur, se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë. Pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 56- vjeçarit. Ndërkohë, ndaj tre të arrestuarve Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eleni Foureira ngre adrenalinën e homoseksualëve në Mykonos
Previous article PRANOI 20 EMIGRANTËT/ Ja çfarë shkruajnë faqet e para të mediave italiane për gadishmërinë e Shqipërisë

F.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT