• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
XHANDARMËRIA SERBE NË KOSOVË/ Reagon KFOR: Patrullimi i sinkronizuar, vija kufitare nuk është e…
Home
Rajon

XHANDARMËRIA SERBE NË KOSOVË/ Reagon KFOR: Patrullimi i sinkronizuar, vija kufitare nuk është e…

8 August, 2020 Delo.autor Rajon

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Mediat në Kosovë më 7 gusht raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Për këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se organet kompetente janë duke hartuar një raport të detajuar, duke shtuar se “veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”.

KFOR-i thotë se në mënyrë rutinore kryen patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, por sipas këtij misioni, kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mirë.

“Vija kufitare administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin përgjatë Vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.​

Lidhur me rastin në Komunën e Kamenicës, Policia e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga KFOR-i se patrullimet e Ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë, janë bërë në bashkëpunim me KFOR-in.

Megjithatë, edhe kjo formë e patrullimit, thotë Kastrati, është e papranueshme për Kosovën.

“Unë i jam drejtuar me një shkresë presidentit të Kosovë (Hashim Thaçi), kryeministrit (Avdullah Hoti), dhe ministrave të linjave lidhur me rastin në Karaçevë dhe pastaj kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme (Agim Veliu) kanë kontaktuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it (Michele Risi). Pastaj ata kanë kontaktuar edhe me mua dhe na kanë thënë që ka qenë një kontrolli përbashkët i KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë, që këto kontrolle mendohet të jenë rreth vijës kufitare. Por, e vërteta është se dje kanë hyrë qindra metra brenda territorit të Kosovës në dy fshatra: Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e Poshtme”, thotë Kastrati.

Ai shtoi se edhe kjo formë e patrullimit me KFOR është e papranueshme dhe nuk duhet përsëritet më.

“Unë i kam kërkuar edhe KFOR-it që nuk duhet të përsëriten më këto gjëra dhe forcat serbe nuk duhet të hyjnë brenda territorit të Kosovës apo vendbanimeve ku frekuentohen nga qytetarët e moshave të ndryshme”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, misioni i KFOR-it thotë se në përputhje me mandatin që ka, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin, si me organet e sigurisë së Kosovës dhe po ashtu edhe me Forcat e Armatosura serbe./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Shkencëtarët zbulojnë një tjetër simptomë “të çuditshme” të koronavirusit: Lemza (FOTO)
Previous article COVID-19/ 4 viktima dhe 200 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT