54-vjeçari Agron Puka është qëlluar me plumba mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte me një automjet tip “Audi”.
Siç shihet në foto makina është parkuar anash rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë.
Policia ka raportuar se 54-vjeçari po lëvizte me automjet në gjimnazin pranë fshatit Rrilë kur është qëlluar nga një person i paidentifikuar rreth orës 08:00.
Agron Puka është raportohet se është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.
Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


