• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
XHAMA TË ERRËT E TARGA TË HUAJA/ Policia “bllokon” shoferët problematikë te sheshi ‘Nënë Tereza’, dhjetëra ndëshkime
Home
Breaking News

XHAMA TË ERRËT E TARGA TË HUAJA/ Policia “bllokon” shoferët problematikë te sheshi ‘Nënë Tereza’, dhjetëra ndëshkime

3 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive, me grupe kontrolli të përqendruara dhe të dedikuara, për shkelje, që sipas bluve të kryeqytetit, janë rrezik potecial për jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Gjatë kontrolleve, policia ka goditur dy raste të tentativës për mitëdhënie, një rast të falsifikimit të dokumentacionit për xhamat e errësuar dhe 85 raste të përdorimit të targave të huaja të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit.

Njoftimi i plotë:

Janë proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit O. Gj., 37 vjeç dhe L. S., 40 vjeç, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve të tyre, dhe në tentativë për të shmangur masën administrative, kanë tentuar të korruptojnë grupet e kontrollit, duke iu ofruar para.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, te Sheshi “Nënë Tereza”, efektivët e Task Forcës së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar automjetin me xhama anësore të errësuara, që drejtohej nga shtetasi K. D. Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit të errësimit të xhamave, rezultoi që ky dokument ishte i falsifikuar. Drejtuesi i mjetit, shtetasi K. D. u procedua penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të kontrolleve të dedikuara për përdorimin në mënyrë abuzive të targave të shteteve te tjera, të cilat rezultojnë të çregjistruara nga shtetet që i kanë lëshuar, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, prej disa ditësh, po verifikojnë të gjitha mjetet me targa të huaja, për vlefshmërinë e tyre. Në bazë të kontrolleve me fokus problematikën e përdorimit të targave të pavlefshme ose që nuk u përkasin mjeteve në të cilat janë vendosur, janë sekuestruar 3 automjete dhe janë tërhequr nga qarkullimi, 85 targa që u ka përfunduar vlefshmëria.

Policia Rrugore e Tiranës do të vijojë kontrollet e dedikuara, për të bërë të mundur parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e qarkullimit rrugor, duke rritur në maksimum parametrat e sigurisë rrugore dhe duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TIRANË/ Gjendet i ngrirë një person te “Zogu i Zi”
Previous article DO VRISTE PRONARIN E HOTELIT/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë dhe e reja që e shoqëronte, dy në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT